GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës: Nuk i përjashtojmë serbët nga aplikimi në polici

13:11 - 12/01/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës: Nuk i përjashtojmë serbët nga aplikimi në polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për në Policinë e Kosovës, e që i plotëson kriteret e parapara. Në fillim të janarit, Policia e Kosovës hapi konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të mbushur vendet bosh që janë në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.

Por, në konkurs një prej kritereve është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç.

“Thirrja është e hapur për të gjithë ata që përmbushin kriteret. Në parim, ne nuk duam të përjashtojmë askënd dhe ne nuk synojmë që të zëvendësojmë serbët me shqiptarët sepse ne duam që serbët të përfaqësohen në institucionet tona multietnike”, tha Qeveria e Kosovës në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

Pjesëtarë të komunitetit serb në veri duke zhveshur uniformat pasi dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Autoritetet hapën konkursin pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri të shtetit nëntorin e vitit 2022.

Ata ishin në mesin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë, institucioneve lokale dhe qendrore dhe të tjera, që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që kërkonte nga serbët të riregjistronin makinat me targa e Kosovës, dhe të largonin ato të lëshuara nga Serbia.

Qeveria tha se ky konkurs është mundësi e mirë për të gjithë ata persona që në të kaluarën nuk kanë mundur të punojnë në institucionet publike të Kosovës.

Megjithatë, nga ekzekutivi nuk kanë treguar nëse ish-policët kanë të drejtë të aplikojnë në konkursin aktual.

“Ne u bëjmë ftesë të gjithë serbëve që janë të interesuar dhe që plotësojnë kriteret, të aplikojnë për këto vende të hapura pune, veçanërisht ata që në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi që të punojnë në sektorin publik për shkak të Listës Serbe, e cila shpesh kushtëzonte punësimin me anëtarësim në këtë parti”, tha Qeveria.

REL-i ka pyet Policinë e Kosovës nëse ish-policët kanë të drejtë të aplikojnë, por nga ky institucion kanë thënë vetëm se kandidatët që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u bëri thirrje serbëve që të aplikonin për vende pune në institucionet e Kosovës, pasi argumentoi se “zbrazëtirën” që është krijuar në institucionet në veri, nuk duan ta mbushin me shqiptarë.

Edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) u ka kërkuar serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi ky mision tha se nuk mund ta mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. /REL

Etiketa: KosovePoliciSerbe

Lajme të lidhura

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Kosovë & Rajon

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë
Breaking Views

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Para
Tite e la vendin bosh, Brazili me sytë nga trajneri spanjoll?

Tite e la vendin bosh, Brazili me sytë nga trajneri spanjoll?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26
Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

10:41 - 16/03/26
Vendoset sasi tritoli pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Vendoset sasi tritoli pranë makinerive të një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

10:29 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com