GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qeveria e Kosovës planifikon të heq pagesën për studime në universitetet publike

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria e Kosovës planifikon të heq pagesën për studime në universitetet publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka fnisur diskutimet lidhur me mundësinë e heqjes së pagesës për studentë në universitete publike. Arsimi publik falas është njëra ndër pikat e programit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Blerja e mjeteve për përgatitjen e një punimi gjatë studimeve për edukim parafillor, studentes së Universitetit të Gjilanit, Shpresa Sabedini, i ka kushtuar gati sa pagesa për të gjithë semestrin.

Ajo është njëra nga studentët e nivelit bachelor në universitetet publike në Kosovë, të cilët paguajnë 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që është falas.

Tarifat e tjera në të gjitha universitetet publike në Kosovë përfshijnë pagesën prej 150 eurosh për semestër në nivelin master dhe 500 euro për semestër në nivelin e doktoraturës, raporton Rel.

Sipas Sabedinit, edhe pse pagesa në nivelin bachelor nuk është shumë e madhe, heqja e saj mund të ndihmojë në lehtësimin e barrës për studentë, që kanë shpenzime të tjera gjatë studimeve.

“Nëse e krahason me fakultetet private, nuk besoj që është shumë e madhe, por pasi që shumë studentë nuk janë në punë, pse mos ta largojnë krejtësisht pagesën? Do të ishte në favor të shumë studentëve”, thotë Sabedini.

Edhe për Dardan Kajdomqajn, student i juridikut në Universitetin e Prishtinës, heqja e pagesës është ide e mirë, pasi, sipas tij, do të krijonte edhe barazi për studentët me kushte më të rënda ekonomike.

Përveç semestrit, Kajdomqaj tregon se shpenzimet e studentëve përfshijnë pagesën e qirave, librave dhe gjërave të tjera gjatë studimeve.

“Kur të mblidhen, arrihet një shumë dhe të hiqet kjo (pagesa e semestrit) do të na lehtësonte. Nuk është mrekulli, por është pozitive”, thotë ai.

Tarifat nuk hiqen për studentët që ngelin

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, konfirmoi se plani për heqjen e tarifave pritet të realizohet më së voni vitin e ardhshëm.

Sipas tij, po planifikohet që tarifat të mos hiqen për studentë që e përsërisin vitin dhe për studentët e doktoraturës, pasi, sipas tij, “janë në shumicë të punësuar”.

“Tarifat për pagesa do të hiqen dhe këto ditë do të formohet grupi i punës për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Me siguri që do t’i jepet përparësi heqjes së tarifave për studentët që regjistrojnë vitin për herë të parë, jo edhe për ata që e përsërisin vitin”, tha Pupovci.

Sipas llogarisë së Ministrisë, shtatë universitetet publike në Kosovë, nga pagesat e studentëve përfitojnë rreth 1.6 milion euro në vit dhe, sipas Pupovcit, kjo nuk është ndonjë shumë e papërballueshme për kompensim nga Qeveria.

Prorektorja për Financa në Universitetin e Prishtinës, Mihane Berisha, tha se buxheti total i këtij universiteti për këtë vit është mbi 31 milionë euro.

Sipas saj, nga kjo shumë, 12.49 për qind e mjeteve vijnë nga të hyrat vetanake dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

Ajo tha se deri më tani, UP-ja nuk ka ndonjë njoftim nga Ministria e Arsimit lidhur me planet për heqjen e tarifës.

Investimi në infrastrukturë dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në arsim, sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të duhej të ishin priorite për Qeverinë.

Dibran Hoxha, nga kjo organizatë, tha se heqja e kësaj pagese nuk ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së studimeve, e as në heqjen e barrës së shpenzimeve për studentë.

“Shpenzimet tjera që lidhen me infrastrukturën, me literaturën – sidomos që duhet ta sigurojnë studentët… Do të duhej që në këtë aspekt të bëhen lehtësime, e jo në këto tarifa që, fundja, më shumë janë taksë administrative, sesa, ku ta dimë, çfarë pagese apo shpenzimi për studentë”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, ky premtim është “shumë sipërfaqësor për arsimin e lartë” dhe me “elemente populiste”.

Sipas një studimi që ORCA e ka bërë në vitin 2019, i quajtur “Shporta e Studentit“, studentët shpenzojnë mesatarisht 37.7 euro për semestër në literaturë të nevojshme për studime.

“Përveç literaturës së nevojshme për studime, studentët gjithashtu kanë shpenzime të materialeve të tjera të nevojshme. Këto shpenzime variojnë nga fakulteti në fakultet dhe mund të përfshijnë: hamerat, çantat speciale, stilolapsa specialë për fakultetet teknike, mantelin e bardhë, doreza, kapuçat dhe maskat e të tjera”, thuhet në raportin e ORCA-s.

Por, pandemia e sëmundjes COVID-19, sipas Erblin Hoxhës, kryetar i Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, e ka bërë edhe më të nevojshme heqjen e pagesës për studime.

“Pandemia i ka larguar shumë studentë nga puna që kanë punuar me gjysmë orari ose me orar të plotë dhe nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesa”, tha ai.

Të dhënat tregojnë se Kosova është një ndër vendet e vetme në Ballkan që aplikon pagesë të njëjtë për studentë të të gjitha drejtimeve.

Në Serbi, studentët në universitetin publik mund të paguajnë nga 350 euro në vit për inxhinieri mekanike e deri në 2,100 euro për drejtime si arkitektura, përpos nëse performojnë mirë në testin aplikues dhe përfitojnë bursë shtetërore.

Të dhënat në studimin e ORCA-s, në anën tjetër, thonë se studentët në Maqedoninë e Veriut paguajnë 200 deri në 400 euro në vit dhe studentët në Shqipëri paguajnë 160 deri në 330 euro në vit, varësisht se çka studiojnë.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
“Vdekje patriarkatit”, Madonna bën deklaratën e fortë në mbështetje të Britney Spears

“Vdekje patriarkatit”, Madonna bën deklaratën e fortë në mbështetje të Britney Spears

TË FUNDIT

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza
Aktualitet

Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen menjëherë! Qeveria teknike është zgjidhja e vetme politike për të nxjerrë vendin nga kriza

14:00 - 18/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie...

Lexo më shumë
Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

Nis hedhja e gurëve drejt efektivëve, aktivizohet autoboti i ujit, plagoset një vajzë

13:37 - 18/10/26
Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

13:28 - 18/10/26
“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

“Rama s’i dëgjoi për muaj të tërë”/ Pedagogët në mbështetje të studentëve: Dhuna, fatkeqësi kombëtare

13:14 - 18/10/26
Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

Qytetari i përgjigjet Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

13:01 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com