GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria e re e RMV-së/ akuza të ndërsjella opozitë-mazhorancë

13:12 - 23/02/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e re e RMV-së/ akuza të ndërsjella opozitë-mazhorancë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e Kuvendit edhe në vazhdimin pas mesnatës kaloi me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës. Deputetët nga opozita me akuza për gjendjen e keqe ekonomike, mosfunksionimin e institucioneve, paaftësinë e pushtetit që të ballafaqohet me korrupsionin, mospërfundimin e projekteve kapitale, duke përsëritur qëndrimin se rinovimi i Qeverisë nuk është në interes të qytetarëve, por i pazarllëkut për funksione dhe i interesave personale.

Në një moment erdhi deri te zënka mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili paraprakisht në fjalimin nga foltorja e përmendi djalin e Xhaferit. Pas debatit të shkurtër dhe intervenimit të koordinatorit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, situata u qetësua dhe vazhdoi debati për shkarkimin e ministrit të obliguar për diasporë, Xhemail Çupi.

Paraprakisht, deputetët nga opozita maqedonase akuzuan kryeministrin se nuk kujdeset për diasporën maqedonase dhe kanë pyetur pse nuk propozon ministër të ri për diasporë në periudhë, siç thanë, “kur nga disa shtete na mohohet identiteti”. Për këtë temë kryeministri replikoi se Qeveria, shteti, kujdeset për secilin pjesëtar të diasporës, pa dallim se ku jetojnë, duke shtuar se vetëm VMRO-DPMNE-ja është ajo që tenton t’i prish marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Lidhur me pyetjet për diasporë, dëshiroj këtu shumë qartë të them, maqedonas ka edhe në Amerikë, Kanada, Gjermani dhe Zvicër, Australi, Greqi, Bullgari, Serbi, Shqipëri dhe në Kosovë dhe gjithkund ata janë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase, për çka ne jemi tejet krenarë. Merrni vetëm para dy javëve xhirimet nga MPJ dhe e shihni se çfarë ndihme është dërguar në Shqipëri për maqedonasit që jetojnë aty”, tha Kovaçevski.

Ende nuk ka përfunduar debati për shkarkimin e ministrit pa resor për diasporë, Xhemail Çupi nga Alternativa, ndërsa në seancat paraprake u rrumbullakos debati për shkarkimin e bashkëpartiakëve të tij, ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, të cilët do të zëvendësohen nga kuadro të partnerit të ri të koalicionit – Aleanca për Shqiptarët. Në rend të ditës së seancës së 104-të janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Në kuadër të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu. Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu. Seanca do të vazhdojë sot, ndërsa krahas saj, u caktua edhe seanca për pyetje të deputetëve.

 

Klan Macedonia

 

Etiketa: akuzaMaqedonia e VeriutmazhorancaOpozitaqeveria e re

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
Para
U akuzua për shpifje, Këlliçi fiton gjyqin ndaj Çelës

U akuzua për shpifje, Këlliçi fiton gjyqin ndaj Çelës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com