GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Propozimi francez për çështjen me Bullgarinë, qeveria e RMV do konsultohet me Kuvendin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Propozimi francez për çështjen me Bullgarinë, qeveria e RMV do konsultohet me Kuvendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar ditën e sotme një proces gjithëpërfshirës konsultimi lidhur me propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Kjo pasi në adresë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është dërguar versioni përfundimtar francez në të cilin autoritetet maqedonase pretendojnë se janë përfshirë edhe kërkesat e tyre.

Por Kovaçevski ashtu si edhe të gjithë zyrtarët e tjerë janë përmbajtur nga komentimi apo detajet e përmbajtjes dhe kanë apeluar për durim deri nesër, kur ministri i Jashtëm Bujar Osmani bashkë me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç do ta prezantojnë propozimin francez para mediave dhe opinionit.

Qëndrimi zyrtar i Maqedonisë së Veriut për të pranuar ose hedhur poshtë propozimin francez do të bëhet me dije kur të shterohet konsultimi me të gjithë aktorët politikë, Kuvendin, sektorin civil, qytetarët.

“Ne kemi plan dhe strategji që po jep rezultate prandaj apeloj deri tek aktorët politik dhe mediat që të përmbahemi nga spekulimet dhe të marrim informacione nga institucionet. Ne do jemi transparent deri në vendimin final. Vendimin do e marrin bashkë sipas interesave tonë strategjik. Një prej kërkesave tona ishte që çështjet historike nuk mund të jenë pjesë e negociatave dhe kjo gjë është e përfshirë në dokumentin zyrtar që na është dorëzuar. Ne po zhvillojmë proces që do të shkojë sipas dinamikës dhe interesave tona. Sa kohë të na duhet për informim të të gjithë faktorëve aq kohë do të zgjasë edhe konsultimi për këtë propozim. Ky propozim do të dërgohet  edhe në Parlament dhe sipas procedurave të tyre do të procedohet më tej”.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, ka thënë se Qeveria po i manipulon qytetarët dhe se propozimi i fundit francez vetëm shitet si i modifikuar dhe korrigjuar edhe pse në realitet është thuajse i njëjti që ishte publikuar disa ditë më parë në media e që është i dëmshëm për popullin maqedonas.

“Ky propozim francez i fundit i modifikuar, sipas informatave që i kemi nuk është asgjë vetëm dy fjalë të modifikuara ndryshe nga propozimi fillestar që doli në opinion.  Nëse më herët kishim nok aut për diplomacinë maqedonase, tani kemi nok aut me efekt më të gjatë. Për ne indikativë është që ky propozim është pranuar menjëherë nga Petkovi dhe Radevi. Prej ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e din se propozimi është i pranueshëm për palën maqedonase për identitetin e së cilës po flitet, e për të cilin negocion ministri i jashtëm Bujar Osmani, ndërsa populli maqedonas, partia me grupin më të madh parlamentar, numrin më të madh të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në shtet, të mos jetë e informuar fare. Prej ku e ka këtë informatë Edi Rama ndërsa thuajse gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë”.

VMRO DPMNE apelon për publikim të menjëhershëm të dokumentit francez dhe kujton se nuk do të mbështesë asnjë propozim që cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas, apo që do të përfshijë gjëra shtesë në kornizën negociuese që nuk janë kritere të zakonshme për integrim në Bashkimin Europian.

Etiketa: Maqedonia e Veriut

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
“Babai abuzonte me vajzën prej dy vitesh”, psikologia rrëfen rastin e rëndë

“Babai abuzonte me vajzën prej dy vitesh”, psikologia rrëfen rastin e rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com