GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria fsheh shpenzimet reale për inceneratorët, mbi 120 mln euro dëm në dy vite

12:29 - 23/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria fsheh shpenzimet reale për inceneratorët, mbi 120 mln euro dëm në dy vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare po bën pagesa jashtë kontrate për incenratorët, të cilat shkaktojnë miliona euro dëme në buxhetin e shtetit. Në dy vitet e fundit evidentohet se qeveria ka firmosur kontratat fiktive për inceneratiorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, duke lënë kështu hapësira për shtesë fondi pa kriter dhe që nuk raportohen.

Kjo është evidentuar në raportin vjetor të Drejtorisë së Inspektimit Financiar, ku rezulton se në kontratën fillestare, Ministria e Mjedisit nuk ka treguar vlerat e kësteve që duhen paguar për të gjitha pikat e projektit, duke treguar kështu një vlerë shumë të ulët fondi nga sa është dhënë në të vërtetë për këto koncesione.

Gjithashtu raporti, vlerëson si problematikë faktin që kontratat janë nënshkruar me një fond limit në euro dhe jo në lekë, çka do të thotë se pagesa e kësteve në vazhdim rritet në bazë të tregut valutor. Për të manipuluar të dhënat reale, Ministria e ka firmosur këtë kontratë, duke anashkaluar rregullat e plota ligjore.   

“Ministria e Mjedisit, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, ka lidhur kontratën e  Koncesionit të formës “BOT” për Ndërtimin dhe Administrimin e Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut të Elbasanit me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, me Nipt L41914013H, në cilësinë “Koncesionari”. Kjo draft-Kontratë nuk ka marrë formën e një akti juridik, pra nuk është kthyer në kontratë përfundimtare. Draft-Kontrata për Inceneratorin e Elbasanit, është nënshkruar me vlerën financiare të shprehur në valutë/ në monedhën Euro dhe jo në lekë, duke sjellë ekspozim në këtë mënyrë, të risqeve nga kursi i këmbimit. Mungon Aneksi X, që përcakton “Koston totale të investimeve”, si pjesë e kontratës. Nuk dokumentohet që Aneksi B të jetë nënshkruar nga palët kontraktore”, thuhet në raport.

Nga auditimi i kryer rezulton se qëllimisht kontratat nuk kanë marrë formën përfundimtare, sepse kështu shumë lehtësisht ministria përgjegjëse ka mundur të shtyjë afatin e punimeve për “Albtek Energy”, pa as edhe një kosto shtesë, që  sipas rregullit do detyrohej të paguante koncesionari.

“Është bërë shtyrje e afatit të punimeve të kontratës për një periudhë 6-mujore (30.06-30.12.2016), por nga palët kontraktore nuk është realizuar mbulimi me sigurim të kontratës për gjithë periudhën e ndërtimit të veprës dhe vënia në punë e impiantit”, përcakton raporti.

Në përfundim, raporti sqaron se duke mos përcaktuar disa aneskse në kontratë, vlera reale për anekset në total është shumë më e lartë. Pra 4684 mijë euro më shumë nga sa raportohet në këtë kontratë fiktive. Kështu dëmi total i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit vetëm për incenratorin e Elbasanit kap vlerat e mbi 21 milionë eurove.

“Në Draft Kontratën e nënshkruar është përcaktuar shuma 21,600,000 Euro, në përcaktimin “Kosto e parashikuar e Investimit”, kurse në Aneksin B të kontratës është përcaktuar vlera në shumën prej 21.661.000 Euro. Në ofertën ekonomike të paraqitur nga subjekti “Albtek Energy”, vlera totale e investimit paraqitet në vlerën 21,600,000 Euro. 

Pra, nga përllogaritjet e kryera mbi vlerat e detajuara dhe vlerën totale të Aneksit B, këstet mujore paraqiten në vlerën e këstit 328.126 Euro për 66 periudha mujore dhe rezultojnë në shumën totale 21.656.316 Euro, pra janë paraqitur me një diferencë –4684 euro më pak së vlera totale e vërtetë e të kësteve në Aneksit B, prej 21.661.000 euro”, thuhet në raport.

Aferat me inceneratorin e Fierit

Për koncesionarin me inceneratorin e Fierit evidentohet se qeveria jonë ka pasur aq shumë fonde sa i ka dhënë kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k” pagesa para afatit të caktuar në kontratë. Për më tepër këto pagesa paradhënie janë bërë pa TVSH dhe kjo e rrit vlerën e shumës së vjedhur.  Sipas të dhënave, dëmi i shkaktuar nga kjo shkelje kap vlerën e më shumë se 94 milionë eurove.

“Nga ana e Drejtorisë së Financës/Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe Buxhetit/MIE, është paguar paradhënie TVSH-ja, për periudhën Prill 2017 -Dhjetor 2017, për 9 këste mujore/periudha, në vlerën 94, 096. 278 lekë, pagesë kjo në kundërshtim me grafikun/skedulin e kësteve për likuidimet sipas Aneksit V të kontratës koncesionare, si dhe në kundërshtim me kërkesat e Ligjit nr.92/2014 “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar”, thuhet në raport.

Të gjitha këto shuma marramendëse janë para që vilen nga taksapaguesit shqiptar, për të cilët barra bëhet gjithmonë edhe më e rëndë.

E. H/ gijotina.com/

Etiketa: inceneratorekoncesionekorrupsion

Lajme të lidhura

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Para
Analiza e zjarreve pranverë-verë, Haki Çako: I pamundur menaxhimi në territoret malore

Analiza e zjarreve pranverë-verë, Haki Çako: I pamundur menaxhimi në territoret malore

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare nga Korçë, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa...

Lexo më shumë
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com