Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka publikuar dy foto në Facebook, ku shihet duke punuar në zyrën e tij.
Mbi tavolinën e tij, ministri është duke parë projektligjin e amnistisë.
Mësohet se pritet të përfitojnë amnisti rreth 600 të burgosur.
Ky projektligj kërkon 84 vota. Kapaciteti aktual i burgjeve shqiptare është në kufijtë e kapacitetit të tyre.
Në takimin informal të kabinetit qeveritar në Tepelenë , ka qene kryeministri Rama ai që ka kërkuar amnistinë.
Më pas vete ministri Ulsi Manja ka udhëhequr grupin e punës për hartimin e kritereve te amnistisë.
Discussion about this post