GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria gjen zgjidhjen për krizën: Ju rujt Zoti

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria gjen zgjidhjen për krizën: Ju rujt Zoti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse bëhet fjalë për të treguar sa të zotët jemi para syve të botës, qeveria e kryeministrit Rama është e para. I përkushtuar për të zgjidhur hallet e Ukrainës në luftën me Rusinë, Rama desh harroi që problemet më të mëdha po i ndodhin në vendin e tij, ku situata me çmimet është në kolaps.

Duke përdorur propagandën mediatike, armën më të fuqishme që po e mban ende në pushtet, Rama doli e tha: “Qeveria s’ka ça bën, çmimet do rriten”, duke nënkuptuar Zoti ju rujt.

Shumë pak i interesoi kryeministrit dhe ministres Balluku se brenda një jave çmimi i naftës është rritur tre herë duke kapur shifra rekord, ndërsa kur vetëm sot shënonte 240 lekë për litër, sërish Rama tha se kjo nuk vjen për shkak të qeverisë, por perhapi panik se në skenarin më të keq nafta do të shkojë në 300 lekë për litër.

Ndonëse në vendet e rajonit Maqedoni apo Kosovë, shteti ka ndërhyrë me politika sociale duke ulur taksat për t’ia lehtësuar jetesën qytetarëve, e kundërta ndodh në Shqipëri, ku qeveria as nuk terezitet, po mjaftohet me një konferencë. Nga ana tjetër edhe Balluku, ndoqi retorikën e Ramës, ku fliste me dhimbje se vendet e tjera kanë shumëfishuar çmimet, para se të fliste për çmimet anormale që po sjellin ndër të tjera emigrim masiv.

Por Balluku u tregua mjaft e “sjellshme” kur tha se qeveria do të na tregojë kur dhe si do ta përdorim kondicionerin, kur duhet të ndezim dritat dhe kur duhet të përdorim makinën. Megjithëse ministrja nuk na tregoi nëse vetë do t’i aplikonte këto masa, e as Rama nuk na tha si do t’i mbulonte shpenzimet me charter privat tani që nafta ka shkuar në stratosferë.

Përkundrazi ngriti alarmin kur tha se vendi mund të vuajë furnizimin me naftë apo me energji, për shkak të sanksioneve ruse, efektet e së cilës u ndjenë më parë në Shqipëri, pa dhënë ende efekt në Ukrainë apo vendet e tjera fqinje.

Nëse të njëjtat reagime pa ofruar zgjidhje, do t’i kishte bërë një qeveri tjetër në pushtet, vetëm pak minuta pas konferencës Rama do t’i kërkonte dorëheqjen kryeministrit në fjalë, por kur situatën e kalon vetë është e vështirë të lesh karrigen e pushtetit.

Duke u fokusuar tek politika e jashtme, Rama po harron pozicionin për të cilin është zgjedhur, duke rrezikuar pushtetin, megjithëse me Bashën në krye të PD, vendi i tij është i sigurt, sikur e sigurt është dhe fakti që çmimet do vazhdojnë të rriten, dhe zgjedhjen për t’i përballuar duhet t’i gjejnë vetë qytetarët./ D.L/ Gijotina.com

Etiketa: kryesore2Rama

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
Tragjike/ Zelensky: Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e dehidratimit

Tragjike/ Zelensky: Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e dehidratimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. Raportohet se...

Lexo më shumë
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com