GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria heq taksat për biznesin e vogël, por procesi i fiskalizimit rëndon kostot

16:33 - 25/06/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tatimet- bizneseve: Nga 1 janari nisin gjobat për ata që nuk respektojnë fiskalizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2021 nisi procesi i fiskalizimit i cili po hyn në fazën e dytë në 1 korrik, afati i fundit për fiskalizimin e bizneseve të vogla. Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.

Kjo kategori bizneshesh përbën 90% të ekonomisë shqiptare mund të përballet me gjoba dhe falimentime sipas shoqatave sepse për momentin janë rreth 35 mijë biznese jashtë sistemit deri në fund të majit.

“Sistemi kushton nga 500 – 1000 euro, sepse nuk është një kasë fiskale, por është një sistem i tërë me 9 elementë së bashku. Është shumë i rëndë për tu punuar, një sistem që nuk përdoret në asnjë vend të Evropës. Për biznesin e vogël dhe të mesëm që nuk ka aftësi shkollore do këtë probleme, gjoba të mëdha dhe falimentime të shumta të bizneseve. Në të kundërt do duhet të marrësh një ekonomist kontabël, i cili do një rrogë jo më pak se 500 mijë lekë të vjetra. Është e papërballueshme në këtë kohë kaq të vështirë që bizneset e vogla të marrin edhe një të punësuar.”- tha Albert Nasto nga “Shoqata e Biznesit të Vogël”.

Instituti i Kontabilistëve ka ngritur një tjetër problem i cili është siguria e të dhënave pasi në portalin e faturave “SelfCare” logohesh nëpërmjet llogarissë që ke në e-albania, duke e bërë më të lehtë ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike.

Ndërkohë, në zonat ku ende nuk është e shtrirë infrastruktura e internetit procesi ndodhet gjithashtu në vështirësi për tu realizuar.  Ministria e Financave e ka shtyrë dy herë deri tani afatin e fiskalizimit për shkak të problematikave të shumta dhe nëse nuk ndodh një shtyrje e tretë, ato që do të pasojnë janë gjobat.  Gjoba në kushtet e një krize çmimesh mund t’i dërgojë shumë subjekte, sidomos ato të tregtisë me pakicë drejt mbylljes, të cilat sipas shifrave po shfaqin rënie të xhirove.

Etiketa: 35 mije biznesekostone rrezikprocesi i fiskalizimit

Lajme të lidhura

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Para
Vatër zjarri në parkun natyror Korab-Koretnik, zjarrfikësit dhe banorët e zonës shuajnë flakët

Vatër zjarri në parkun natyror Korab-Koretnik, zjarrfikësit dhe banorët e zonës shuajnë flakët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të...

Lexo më shumë
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com