GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!

15:26 - 10/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria i fiku sinjalin News24/ Gazetarët paralajmërojnë protestë: Alarm i fortë për demokracinë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej dy ditësh, televizioni News24 ndodhet pas sinjal, për shkak se iu ndërpre nga Qeveria, pasi në godinën ku ndodhej televizioni zbarkoi policia dhe ushtria, duke mos lejuar punonjëlsit të futen brenda. Godinën e mori nën administrim shoqëria shtetërore KAYO, e drejtuar nga Ardi Veliu, e cila do të prodhojë armë.

Këtë akt, opozita, aktivistë dhe organizata të mediave e kanë konsideruar si një sulm ndaj medias dhe fjalës së lirë.

Nisur nga kjo situatë, Asosacioni i Gazetarëve shqiptarë ka paralajmëruar ditën e nesërme mbajtjen e një proteste, në orën 12:00, para godinës së Fokus Media Group, e cila përfshin televizionin News24.

Po ashtu, i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë, aktivistë dhe qytetarë,

Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.

I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.

Në shenjë solidariteti me kolegët tanë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë, ftojmë gazetarë, organizata dhe çdo qytetar që beson në demokraci të bashkohen me ne në protestë:

E hënë, 11 gusht 2025
Ora 12:00
Përpara godinës së Fokus Media Group
Demokracia vdes në errësirë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com