GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria i jep 100 mln lekë Akademisë së Shkencave për miratimin e tre veprave madhore

20:09 - 26/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria i jep 100 mln lekë Akademisë së Shkencave për miratimin e tre veprave madhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të shtojë 100 milionë lekë në fondin e Akademisë së Shkencave për miratimin e tre veprave madhore; Enciklopedia shqiptare, fjalori i madh i shqipes dhe historia e shqiptarëve. Prej pak kohësh Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës për rishkrimin e historisë së shqiptarëve, ndërsa ka nisur edhe debati publik në lidhje me periudha të caktuara.

VENDIMI I PLOTE

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.18, DATË 20.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2021 PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008,“Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 1, e vendimit nr.18, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Akademisë së Shkencave, në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2021, i shtohet fondi total prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

a) 96 000 000 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë) lekë në zërin “shpenzime korrente”;

b) 4 000 000 (katër milionë) lekë në zërin “shpenzime kapitale”,

për financimin e hartimit e të botimit të 3 (tri) veprave madhore albanologjike dhe enciklopedike, përkatësisht:

Enciklopedia shqiptare;

Fjalori i madh i shqipes;

iii. Historia e shqiptarëve.”.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lajme të lidhura

Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike
Aktualitet

Impiante jashtë funksionit dhe dete të ndotura, Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave

09:50 - 17/02/26
Ulen temperaturat, Dardha zbardhet nga dëbora
Aktualitet

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve

08:40 - 17/02/26
Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken
Ekonomi & Sociale

Shembjet tek Amfiteatri i Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken

19:58 - 16/02/26
Para
Amerikanët “pushtojnë” bazën e Pashalimanit

Amerikanët “pushtojnë” bazën e Pashalimanit

TË FUNDIT

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions
Breaking Views

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

22:21 - 17/02/26

Një festival golash mund të përshkruhet nata e sotme në Turqi, aty ku Galatasaray mundi me rezultatin 5-2 Juventusin. Sfida...

Lexo më shumë
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26
“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët

“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët

19:51 - 17/02/26
Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…

Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje…

19:42 - 17/02/26
Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE

Rama, ligj për bllokimin e pezullimit të ministrave/ Reagon KE: Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE

19:32 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com