GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria investoi në tunelin e Llogorasë, harroi bregdetin e Durrësit dhe Kavajës

07:56 - 17/05/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria investoi në tunelin e Llogorasë, harroi bregdetin e Durrësit dhe Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në katër mujorin e parë të këtij viti qeveria shpenzoi 15.2 miliardë lekë në formën e investimeve kapitale, nga të cilat 3 miliardë lekë (27 milionë euro) ose rreth 20 për qind e financimit total shkoi për financimin e ndërtimit të një tuneli të ri në Llogora.

Ndërsa financimet e qeverisë janë përqendruar në projekte me ndikim të kufizuar, aktualisht rruga nacionale Shkozet – Plepa që është infrastruktura kryesore e plazhit të Durrësit, Golemit e Kavajës, që është qendra kryesore pritëse në vend për turizmin e organizuar, aktualisht është gati e pakalueshme.

Përveç rëndësisë që ka për turizmin në Durrës, ky aks është strategjik për turizmin e Jugut, pasi nëpërmjet tij kalon i gjithë trafiku i lëvizjeve nga Veriu dhe Qendra e vendit, duke u bërë pikë kalimi për pjesën më të madhe të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Jo vetëm infrastruktura e zonës së Durrësit, por e gjithë qendrës së vendit është e mjerueshme aktualisht. Aksi Fushë-Krujë -Kamzë me vetëm dy korsi lëvizëse është bërë gati i pakalueshëm aktualisht nga amortizimi dhe gropat e mëdha të hapura në rrugë.

Autostrada Tiranë- Durrës e mbuluar me arna dhe me gropa nga mbikalimi i Rinasit në Durrës nuk është e denjë për një vend që po renditet në krye të listave për flukset e pritshme të turistëve.

Në listën e projekteve që kanë marrë financime edhe këtë vit u rendit jugu i vendit. Përveç tunelit të Llogorasë edhe rreth 620 milionë lekë (5.5 milionë ) euro shkuan sërish në Vlorë për financimin e By-passit dhe financimin e kostove lokale që duheshin për ndërtimin e tij.

Këtë vit buxhetor përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e infrastrukturës do të realizojë rreth 12 miliardë lekë (100 milionë euro) investime në ndërtim dhe sistemim rrugësh në akset nacionale të vendit.

Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 58% e kësaj shume rreth 7 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e punimeve në Tunelin e Llogorasë. Përveç 12 miliardë lekëve, një fond i veçantë prej 4.5 miliardë lekësh do të çelët nga buxheti i vitit 2023 për financimin e kontratave koncesionare.

Investimet publike në infrastrukturën rrugore janë përqendruar këto tre dekada në periferi, duke lënë territorin e qendrës së vendit ku është e përqendruar gati gjysma e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik pa infrastrukturë./Monitor

Etiketa: durrsellogaratunel

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
CR7 shënon edhe afrohet me kreun

CR7 shënon edhe afrohet me kreun

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com