GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria jep me koncension edhe shërbimin e “zhvillimit të tenderave”

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria jep me koncension edhe shërbimin e “zhvillimit të tenderave”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet shtetërore që angazhohen drejtpërdrejt në zhvillimin e tenderave për marrjen e shërbimeve për institucione të tjera nuk janë një praktikë e panjohur. Por një propozim i ri në ligjin “Për prokurimin publik” i nxjerrë për konsultim parashikon që shërbimin e zhvillimit të tenderëve institucionet mund t’ja ngarkojnë tashmë edhe kompanive private.

Kjo do të ofrohet kundrejt një tarife të rënë dakord paraprakisht.

Konkretisht institucionet publike ose private mund të ofrojnë atë që quhet veprimtari ndihmëse për prokurimin publik dhe që sipas përcaktimeve të bëra në nenin 4 pika 43/1 janë
(a) platforme elektronike, që u mundëson autoriteteve ose enteve kontraktore që të japin kontrata publike ose të lidhin marrëveshje kuadër për punë, furnizime ose shërbime;
(b) konsulencë për përgatitjen e procedurave të prokurimit publik;
(c) përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë”.

Kjo kategori do të njihet në ligj si ofrues i shërbimit të prokurimit dhe që sipas draftligjit është “subjekt publik ose privat, i cili mund të kontraktohet nga autoriteti ose enti kontraktor me qëllim realizimin e një veprimtarie ndihmëse për prokurimin publik”.

Entet publike, vendase ose të huaja, që kanë në fushën e veprimtarisë së tyre kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik, sipas parashikimeve të nenit 4, pika 43/1 të këtij ligji, mund të jenë ofrues i shërbimit të prokurimit.

Sipas pikës 3 të nenit 21/1 që shtohet në ligjin aktual “në rastin kur, ofruesi i shërbimit të prokurimit kontraktohet për përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimit në emër dhe për llogari të autoritetit ose entit kontraktor në fjalë, ai do të sillet si autoritet ose ent kontraktor”.

Në një tjetër nen të ri që është ai 21/2 përcaktohet mënyra sesi bëhet përzgjedhja e Ofruesit të shërbimit të prokurimit.

“1. Kontraktimi i subjekteve, ofrues të shërbimeve të prokurimit vendoset nga autoriteti ose enti kontraktor rast pas rasti, për objekte, ku vlerësohet e rëndësishme marrja e një ekspertize të jashtme.

2.  Në rast se, autoriteti ose enti kontraktor vendos të kontraktojë një subjekt privat, për përzgjedhjen e tij duhet t’i referohet procedurave të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Përjashtimisht, kur vlera e përllogaritur e këtij shërbimi është nën kufirin e lartë monetar, autoritetet ose entet kontraktore nuk kanë detyrimin që të zbatojnë procedurat e parashikuara nga ky ligj. Në çdo rast, në dhënien e kontratave duhet të respektojnë parimet e përzgjedhjes të parashikuara në nenin 3 të këtij ligji.

1.Tarifa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse për prokurimin publik, nga ofruesi i shërbimit do të jetë deri ne 1 % të vlerës së përllogaritur të kontratës që do të prokurohet.

Pagesa për kryerjen e veprimtarive ndihmëse sipas përcaktimeve të nenit 4, pika 43/1 të këtij ligji, mund të bëhet nga autoriteti ose enti kontraktor dhe/ose operatori ekonomik, sipas rregullave që përcakton Këshilli i Ministrave” thuhet në këtë nen.

Një tjetër pikë që ndryshon në ligj është ajo për institucionet e vogla apo që kanë më pak se 15 punonjës tenderët e të cilëve nëse nuk janë blerje të vogla zhvillohen nga autoritetet eprore. Aktualisht në vend Agjencia e Blerjeve të Përqendruara dhe Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit zhvillojnë procedura prokurimi për shërbimet që duhet të marrin institucione të tjera në vend. /Monitor/

Etiketa: koncensioneKryesore1qeveriatendera

Lajme të lidhura

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

18:42 - 11/05/26
Para
Edicioni special i Toyota GR86 TRUENO sjell shumë më tepër se grafikat e njohura

Edicioni special i Toyota GR86 TRUENO sjell shumë më tepër se grafikat e njohura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Lexo më shumë
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com