GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria jep sërish tokë në bregdetin e Jugut për fshat turistik, ‘investitori strategjik’ e përfiton me 1 euro qiranë

21:30 - 07/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria jep sërish tokë në bregdetin e Jugut për fshat turistik, ‘investitori strategjik’ e përfiton me 1 euro qiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave finalizoi kalimin e një sipërfaqeje të lakmueshme toke në bregdetin e Drimadhës me qira simbolike prej 1 euro në favor të projektit të Gjikurisë për ndërtimin e një fshati turistik – pasi i kishte dhënë më parë statusin e investitorit strategjik.

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën dhënien me qira me tarifën simbolike prej 1 Euro të 9 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e Drimadhës në favor të shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, në pronësi të biznesmenit Lorenc Gjikuria.

Kjo kompani ka përfituar statusin “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një hoteli dhe 150 vilave në fshatin Gjilekë të Bashkisë së Himarës.

Vendimi për “dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 (një) euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “WHITE ROADS HOTEL”, sh.p.k., si qiramarrës…” parashikon një tokë “truall” me sipërfaqe totale 9 157.2 m2.

Më herët më 29 korrik, Këshilli i Ministrave e transferoi këtë tokë përmes një VKM-je në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e Investimeve Strategjike në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave, duke i hapur rrugën kalimit të saj tek investitori strategjik.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria “Rama” jep me qira 1 euro apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu tokën publike.

Në korrik, qeveria vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk, duke aplikuar një çmim shitjeje shumëfish më të ulët se tregu, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.

Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.

Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.

Këto kontrata kontroverse bazohen në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008 ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta…” si dhe një vendim i qeverisë “Rama” i vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”./Reporter.al/

 

 

Etiketa: bregdetfshatqeveriaToketuristik

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente
Aktualitet

Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

17:10 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment
Aktualitet

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Para
Kida mahnit rrjetin me pozat dhe veshjen plot stil

Si rrallë herë, Kida na prezanton me babain e saj me një dedikim shumë të ëmbël

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti
Breaking Views

“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, reagon Kurti

18:04 - 27/04/26

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa si temë diskutimi...

Lexo më shumë
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

Panik në Elbasan, apartamenti merr flakë, ndërhyrje emergjente

17:10 - 27/04/26
‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com