GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria krijon skemë të re për pensionet për të larguarit nga puna në vitet ’90

në Ekonomi, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria krijon skemë të re për pensionet për të larguarit nga puna në vitet ’90
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet, duke u mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratuan ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku u krijua edhe një skemë e re e quajtur skema e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës.

Në këtë skemë do të futen qytetarët që janë larguar nga puna në vitet ’90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi dhe për rrjedhojë nuk kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh për të përfituar nga pensioni kontributpagues.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me këto ndryshime, të gjithë pensionistët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Përmes tij [plotësim-ndryshimit të ligjit] do të adresojmë çështjet e pabarazisë disavjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën pensionale të kontribut-paguesve për një numër të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vjetësh kontribut në ish-sistemin pensional. Për ta eliminuar këtë diskriminimin për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet ’90, si Qeveri po shtojmë një skemë të re pensionale, skemën e pensionit parcial kontributpagues”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se sipas vlerësimeve aktuale, kjo skemë është përllogaritur se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Ai tha se lartësia e pensionit për skemën e re do të përcaktohet bazuar në vitet që pensionistët kanë kontribuar në Fondin Pensional, i cili është përvetësuar nga Serbia.

“Vlerësimet tona janë se aktualisht në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që marrin pension bazik, por që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës”, tha Murati.

Ministri Murati tha se shpreson që pasi këto ndryshime të dërgohen në Kuvend, deputetët t’i miratojnë shpejt ato.

“Me plotësim-ndryshimin e këtij ligji ne po e zhbëjmë këtë diskriminim sepse do t’iu mundësohet që për periudhën prej kur janë larguar nga puna e deri më 1 janar 1999, pra t’iu llogaritet drejt plotësimi i kushtit prej 15 vjetësh”, tha Murati.

Ndryshime sa i përket kushtit prej 15 vjetësh stazh janë kërkuar që një kohë të gjatë nga sindikatat e punëtorëve.

Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro.

Etiketa: Qeveria e Kosovesskema e re e pensioneve

Lajme të lidhura

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Para
Shira të rrëmbyeshëm godasin Kinën, 15 të vdekur (VIDEO)

Shira të rrëmbyeshëm godasin Kinën, 15 të vdekur (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka...

Lexo më shumë
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com