GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria mashtron fasonët për garancinë sovrane! Prençe: Kriza e dekadës, po ikin brandet

14:07 - 06/05/23
në Fact-Checking & Analize, Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria mashtron fasonët për garancinë sovrane! Prençe: Kriza e dekadës, po ikin brandet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori fason po përjeton situatën e tij më të vështirë të dekadës për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti.

Që prej vitit 2020, kur ishte prezente karantina prej pandemisë COVID-19 qeveria ka premtuar për këtë sektor dhënien e një garancie sovrane, që do të ndihmonte sektorin që të dilte nga kriza, si pasojë e rënies së kërkesës për mallra.

Aso kohe Anila Denaj ministre e Financave, tha se do të kishte një garanci të posacme për këtë sektor, por që asnjëherë nuk pa dritën e materializimit konkret.

Të njëjtin premtim e vazhdoi në fushatë elektorale të vitit 2021 ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili premtoi se për sektorin e manifakturës do të kishte një garanci sovrane në vlerën e 50 milionë dollarëve, që do të përdorej nga sektori për investime në mënyrë që të modernizoheshin makineritë dhe që të fuqizohej edhe marka MADE IN ALBANIA.

Teksa pritej aktivizimi i një kredie garance prej 1 miliardë lekësh në vitin 2022, në janar të vitit të shkuar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një tryezë me përfaqësuesit e manifakturës u ul jo për aktivizimin e saj por për të diskutuar për kushtet, premtimi ishte që përgjatë 4 viteve do të jepeshin 4 miliardë lekë garanci me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria në këtë sektor.

Por çfarë ka ndodhur me këtë premtim?

Ende nuk ka asnjë linjë garancie të aktivizuar. Madje qeveria zgjodhi të ndihmonte biznesmenët e ndërtimit, duke ju subvencionuar kostot e çmimeve të rritura të materialeve të ndërtimit, dhe nuk dha asnjë ndihmë për sektorin që punëson më shumë qytetarë në vend pas bujqësisë.

Edhe pse manifaktuara u përball me rritje të lëndës së parë, qeveria nuk aktivizoi garancinë e premtuar, në mënyrë që ata të merrnin kredi pranë bankave tregtare me normë interesi preferenciale.

Sektori në krizë të thellë, mungon mbështetja

Kryetari i shoqatës ProEksport Albania, Edvin Prençe, thotë në një intervistë për Gijotina, se ky sektor tashmë ka shumë sfida me të cilat po përballet dhe për pasojë situata është renduar, madje e krahason me krizën e 2008.

“Sektori këpucëve dhe i veshjeve të brendshme po kalojnë periudhën më të keqe që as në krizën e vitit 2008 nuk e kane parë. Një pjesë e fajit që sektori ndodhet në këtë pikë, vjen pikërisht nga mos inicimi i paketës së Manifakturës që do të modernizonte impiantet prodhuese duke rritur sasinë dhe cilësinë e produkteve dhe shumicën do ta kthente në prodhues të mirëfilltë 100% Made in Albania”, thotë Prençe.

Rënia e tregtisë dhe e porosive në këtë sektor evidentohet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave, ku në sasi është eksportuar dhe importuar më pak se një vit më parë.

Siç edhe kuptohet nga tabela e mësipërme e të dhënave të INSTAT, vendi në tre muajit e parë të këtij viti ka importuar dhe eksportuar më pak tekstile dhe këpucë.

Kriza po largon brandet e huaja nga Shqipëria

Vetëm si pasojë e mungesës së financimit të këtij sektori që ndodhet në vështirësi për shkak të dy krizave, Prençe pohon se kanë nisur të largohen kompanitë e huaja që ndodheshin në vend. Një gjë e tillë mund të sjellë edhe ulje të tregtisë, madje mund të sjellë edhe falimente të fabrikave.

“Mos pasja e një strategjie kombëtare aktive, mungesa e incentivimit që sektori të automatizohet (që rrit produktivitetin), ka sjellë edhe hezitimin e madje edhe largimi e brandeve të huaja që aktualisht ndodhen në Shqipëri”, thotë ai.

Krahas kostove dhe largimit të kompanive të huaja nga vendi, Prençe veçon problemin e madh që kanë me mungesën e punonjësve, për këtë arsye po marrin punonjës të huaj nga jashtë, kryesisht nga Filipinet dhe Nepali që kanë standarde pagash më të ulët se në.

Qe prej vitit 2020 qeveria ka miratuar 3 garanci sovrane për krizën e COVID-19 dhe për përballimin e inflacionit. 26 miliardë lekë ishin garancitë e 2020, që u dhanë për paga punonjësish dhe për përballimin e krizës për bizneset në vend. Ndërsa vjet u dhanë 3 miliardë lekë për importuesit e shportes ushqimore, me qëllim që të siguroheshin mallra konsumi pa ndërprerje.

Lexo edhe:Bozdo jep alarmin: Industritë fasone në vështirësi nga…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: fasonerigarancia sovranePrenciqeveriasubvencion

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Xhamitë e Tiranës” dënuan gishtat e Këlliçit, KMSH e mohon

“Xhamitë e Tiranës” dënuan gishtat e Këlliçit, KMSH e mohon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com