GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria merr vendim:19 miliardë për shpronësimet për Unazën e Madhe

21:26 - 18/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ ARRSH dhe Kadastra kapen me shkelje ligjore! Nuk ka projekt për Unazën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Shqiptare ka miratuar fondin prej rreth 19 miliardë lekësh për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrrave dhe hyn në fuqi menjëherë.

VENDIMI:

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.122, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT- RRUGA E KAVAJËS)”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.122, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Pika 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqet “tokë”, me vlerë 464 014 103.6 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre pikë gjashtë) lekë, “objekte”, me vlerë 552 299 823 (pesëqind e pesëdhjetë e dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tre) lekë, “kultura bujqësore”, me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë, dhe “truall”, me vlerë 737 208 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë mijë e dyqind e tetë) lekë”.
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për “tokë”, “objekte”, “truall” dhe “kultura bujqësore” është 1 018 612 634.6 (një miliard e tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) lekë.”.

Pas pikës 6 shtohet pika 6.1, me këtë përmbajtje:
“6.1. Vlera shtesë e shpronësimit, prej 1 063 927 (një milion e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
III. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Tabelës bashkëlidhur vendimit nr.122 datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ndërtimi i Unazës së Madhe ka një gjatësi prej 27 kilometra dhe aktualizht kanë përfunduar segmenti nga Fusha e Helikopterëve në Farkë deri pranë ish shkollës Tekonologjike. Në ndërtim janë pesë lote të tjera 2 lote nga Farka deri pranë Maternitetit të Ri dhe 3 nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja.

Etiketa: qeveriaunazavendim

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
U kap me kokainë, arrestohet shqiptari në Gjermani

U kap me kokainë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

Kur Gjykata e Posaçme urdhëroi në tetor 2023 sekuestrimin e tre tokave pyjore në fshatin Pulaj të Velipojës, prokurorët argumentuan...

Lexo më shumë
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26
Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com