GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve në masën 8.6 përqind

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria dhe Greqia u rikthehen bisedimeve për pensionet e shqiptarëve në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 8.6 përqind gjatë mbledhjes të të enjtes së 28 shtatorit, çka do të thotë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, pensionistët do të përfitojnë një rritje.

Ky vendim mësohet se parashikon indeksimin e pensioneve të të gjitha kategorive, duke përfshirë si ato të pleqërisë, invaliditetit apo edhe të tjera. Sipas asaj që shkruhet në vendim, përfitues të kësaj rritjeje do të jenë mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

Njoftimi mbi miratimin e indeksimit te pensioneve:

Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve në masën 8.6%.

Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).

Kështu, të gjitha kategoritë e pensioneve do të paguhen me një rritje prej 8.6 % dhe përfitues do të jenë mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor – dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

Kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022 – gusht 2023, të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve (Indeksi i Çmimeve të Konsumit për pensionistët është i ndryshëm nga indeksi i popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët).

Në mënyrë të vazhdueshme, si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme, Qeveria ka ndërmarrë politika që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes sociale, ndaj dhe shpenzimet nga buxheti shtetit kanë ardhur në rritje.

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë.

Vit pas viti këto shpenzime rriten më tej, për shkak të efektit mbetës për vitin pasardhës, pasi kjo është një e drejtë e fituar dhe e garantuar për çdo qytetar që trajtohet nga skema, si dhe për ata që në të ardhmen do të përfshihen në të.

Krahas këtyre rritjeve, Qeveria, ka dhënë edhe bonuset, si ai i fundvitit që tashmë është i përfshirë në Ligjin e Buxhetit të çdo viti dhe i cili do të akordohet edhe këtë vit.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare sh.a. dhe bankat tregtare zbatimin e plotë të këtij vendimi për të gjithë individët përfitues.

Etiketa: pensione

Lajme të lidhura

U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit
Aktualitet

U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit

19:18 - 01/05/26
Fundjava sjell “bllokim” në Elbasan, radhë të gjata në dalje të autostradës
Aktualitet

Fundjava sjell “bllokim” në Elbasan, radhë të gjata në dalje të autostradës

17:55 - 01/05/26
EMRI/ Aksident në Shkodër, përplasi për vdekje të moshuarin, arratiset
Aktualitet

EMRI/ Aksident në Shkodër, përplasi për vdekje të moshuarin, arratiset

16:40 - 01/05/26
Para
Zhdukja e Ervis Martinajt, xhaxhai: Rama e paralajmëroi…

A jeton Ervis Martinaj? Ja çfarë thotë kreu i SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjdhjet në PD/ Reagon Salianji: Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën
Breaking Views

Zgjdhjet në PD/ Reagon Salianji: Çdo ditë me Berishën në krye, humbje për opozitën

19:53 - 01/05/26

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, pas skualifikimit të kandidaturës për kreun e ri...

Lexo më shumë
VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist

VIDEO/ Show i Asllanit me Beşiktaşin, realizon gol dhe dhuron asist

19:44 - 01/05/26
U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit

U martua me një të dënuar me vdekje, reagim i fortë i 31-vjeçares pas ekzekutimit

19:18 - 01/05/26
Gara për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Salianji duhet të ishte kandidat, e shpallën hero për “burgosje politike”

Gara për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Salianji duhet të ishte kandidat, e shpallën hero për “burgosje politike”

19:09 - 01/05/26
Fundjava sjell “bllokim” në Elbasan, radhë të gjata në dalje të autostradës

Fundjava sjell “bllokim” në Elbasan, radhë të gjata në dalje të autostradës

17:55 - 01/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com