GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria ndryshon paketën fiskale 2022, qumështi pluhur nuk do të taksohet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria ndryshon paketën fiskale 2022, qumështi pluhur nuk do të taksohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas konsultimit me shoqatat e biznesit, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë-Tiranë dhe sipërmarrës të prodhimit vendas, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndryshon paketën fiskale 2022. Ndryshimet janë reflektuar në projektligjin “Për taksat kombëtare” që vendos taksë për qumështin pluhur që përdoret për tregti në vlerën 100 lekë për kg.

Fabrikat e përpunimit të qumështit nuk do të taksohen për qumështin pluhur. Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin prej 100 lekë për kg për qumështin pluhur. Ky vendim vjen pas kërkesave të industrisë së përpunimit të qumështit në vend.  Vendimi ligjëron faktin se fabrikat e prodhimit te qumështit në Shqipëri përdorin në masë qumështin pluhur pasi reagimi ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë taksë. Në propozimin e parë qeveria theksonte se taksimi i qumështit pluhur u bë për të dekurajuar importin e qumështit pluhur dhe për të favorizuar prodhimin e qumështit nga fermerët.

Një tjetër ndryshim është edhe vendosja e taksës për pijen e homogjenizuar (barista) në vlerën 16 lekë për litër. Vendosja e taksës kombëtare 16 lekë/litër për pijet e homogjenizuara (barista)  dhe përjashtimin nga pagesa e kësaj takse të gjitha fabrikat e përpunimit të produkteve të qumështit apo edhe produktet e tjera për qumësht pluhur, krem qumështi, hirrë qumështi të cilat kanë kartat teknologjike të produktit fundor me përbërje qumësht pluhur u propozuan nga DHTIT në ndihmë të sektorit të përpunimit të qumështit pas prezantimit të paketës fiskale që me heqjen e TVSH-së 6% dhe vendosjen e taksës për qumështin pluhur penalizonte industrinë.

Me paketën e re u propozua heqja e TVSH-së të rimbursueshme nga 6% që është aktualisht për agroindustrinë bujqësore. Parashikohet që skema e rimbursimit të TVSH-së të zëvendësohet me skema subvencionuese, por ende nuk është prezantuar projekt konkret. Ndryshimet fiskale propozojnë edhe vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litri nga zero që është aktualisht.

Mbështetur në rekomandimit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) është propozuar heqja e rimbursimit për lëndët djegëse të cilat përdoren për nevoja teknologjike për sektorë, si: farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto. Projektligji “Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar”, përjashton nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

Etiketa: Paketa fiskaleqeveriaqumshti pluhurtaksa

Lajme të lidhura

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve
Breaking Views

“Mungojnë barnat në spitale”/ KE: Qytetarët paguajnë nga xhepi mbi 48% të shpenzimeve

19:32 - 05/11/26
Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni
Aktualitet

Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni

08:55 - 05/11/26
Para
Berisha denoncon: Në Elbasan kërcënoheshin numëruesit e votave

Berisha denoncon: Në Elbasan kërcënoheshin numëruesit e votave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
Aktualitet

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion

10:40 - 06/11/26

Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK. Producenti dhe moderatori televiziv është parë të futet në...

Lexo më shumë
Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet për Tiranën

10:23 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

09:56 - 06/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

09:38 - 06/11/26
“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

“Çështja Balluku ngre pikëpyetje” DW: Korrupsion sistematik brenda qeverisë, përparimi i Shqipërisë shihet me skepticizëm

09:23 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com