GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria nxjerr dokumentin për punësim pa leje qëndrimi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut

në Ekonomi & Sociale, Lajme, Rajoni, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Qeveria nxjerr dokumentin për punësim pa leje qëndrimi në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është dokumenti miratuar nga qeveria e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që i jep akses të lirë në tregun e punës prej 12 milion banorësh çdo individi të interesuar.

Sipas protokollit të miratuar nga qeveria dhe të botuar në fletoren zyrtare, qytetarët do mund të aplikojnë nëpërmjet një platforme të posaçme elektronike të ngritur nga të treja shtetet. Aplikimi për pozicionet e hapura të punës do të bëhet nëpërmjet kartelës që quhet Karta e Identitetit të Ballkanit të Hapur, ku çdo punonjës pajiset me kodin e tij unik.

Nëse aplikanti do të pranohet në një nga pozicionet e punës, në lojë më pas do të hyjë Drejtoria Rajonale e Migracionit dhe Kufijve për të dhënë elektronikisht një vulë që do të konfirmojë lejen për lëvizjen e lirë të punonjësit.

Protokolli specifikon se nëse qytetarët e tre shteteve kanë marrë leje për qëndrim të përkohshëm, ata nuk mund të aplikojnë për akses në tregun rajonal të punës pa revokuar më parë lejen.

Protokolli përcakton tashmë ngritjen e një grupi pune të përbashkët me përfaqësues nga të tre shtetet që do të zgjidhin të gjitha pengesat ligjore dhe teknike që do të dalin gjatë krijimit të platformës elektronike të punësimit dhe implementimit të kësaj marrëveshje.

Krijimi i tregut të lirë të punës u firmos si iniciativë e Open Balkan në samitin e mbajtur në Tiranë në dhjetor të 2021-shit. Më pas, në Samitin tjetër në Shkup, tre shtetet firmosën sërish protokollet e përbashkëta për vënien në jetë të këtij projekti.

gijotina.com/

Etiketa: Ballkanpunesimi

Lajme të lidhura

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro
Aktualitet

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027
Sport

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”
Breaking Views

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26
Para
Qindra pelegrinë vdiqën gjatë haxhillëkut të këtij viti si pasojë e të nxehtit

Qindra pelegrinë vdiqën gjatë haxhillëkut të këtij viti si pasojë e të nxehtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro
Aktualitet

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesazhi”, pasi tentoi t’i merrte përmes...

Lexo më shumë
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26
Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve

Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve

11:44 - 13/09/26
Vila e Ballukut në Palasë/ Zbulohen provat në kompjuterët e “Atelier 4”, prona u financua nga Arbër Abazi

Vila e Ballukut në Palasë/ Zbulohen provat në kompjuterët e “Atelier 4”, prona u financua nga Arbër Abazi

11:31 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com