GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria premtoi ngurtësimin e kësteve për pagesat e tatimfitimit për eksportuesit, por nis aplikimi i gjobave

19:25 - 11/08/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria premtoi ngurtësimin e kësteve për pagesat e tatimfitimit për eksportuesit, por nis aplikimi i gjobave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tatimet kanë nisur të aplikojnë gjobat për bizneset eksportuese, që nuk po paguajnë tatimfitimin e parapaguar, edhe pse në 11 maj të këtij viti, Ministria e Financave vendosi ngurtësimin e kësteve të pagesave të tatimfitimit për të rritur likuiditetin te këto biznese, që janë duke vuajtur nga rënia e Euros.

Shoqatat e eksportuesve kanë ngritur disa herë shqetësimin në takimet e zhvilluara me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë për thellimin e humbjeve në aktivitetet e tyre nga rënia e fortë e euros.

Në ndihmë të tyre, qeveria miratoi Aktin Normativ për ngurtësimin e pagesave paraprake të tatim fitimit deri në muajin dhjetor 2023 dhe nëpërmjet një urdhri të MFE u vendos përshpejtimi në kohë i procedurave të rimbursimit të TVSH-së.

Eksportuesit ngritën shqetësimin se këto masa nuk po aplikohen.

Kryesia e Eksportuesve njoftoi se shumë biznese kanë marr gjobë për mospagimin e Tatim Fitimit. Ndërkohë edhe rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet administratës tatimore, që nga afati kohor prej 30 ditësh, do të përfitohej brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës nuk po aplikohet.

Shoqatat e biznesit pohojnë se mos funksionimi i masave për zhvlerësim e monedhës euro, po con shumë subjekte drejt falimentimit.

Euro ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, por më e fortë ka qenë tkurrja këtë vit.

Aktualisht 1 euro këmbehet afër nivelit të 103-104 lekëve, që është niveli historik më i ulët që kur Euro doli si monedhë fizike në vitin 2002. Në krahasim me fillimin e vitit, kur këmbehej me 117.5 lekë euro ka rënë me rreth 14%.

Ndërkohë që rënia e kursit dhe rritja e kostove, sidomos stë pagave, po i ndikon ndjeshëm eksportet e industrisë që punon me material porositësi.

Sipas INSTAT, eksportet e grupit Tekstile dhe këpucë u tkurrën me 8.5% në qershor, duke zbritur në gati 11 miliardë lekë. Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me rënien e ndjeshme të euros që ul të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë, ku humbjet nga zhvlerësimi i monedhës europiane shkojnë nga 8-9 milionë lekë.

Për 6 mujorin, eksportet e këtij grupi ranë lehtë me 0.45%. “Tekstilet e këpucët” mbeten grupi më i madh në vend, me 29% të totalit. Banka e Shqipërisë ka deklaruar vazhdimisht se rënia e euros lidhet me përmirësimin e ekonomisë dhe shtimin e turizmit në vend.

Megjithatë, euro ka qenë në një tendencë nënçmuese prej disa vitesh, e ndikuar dhe nga flukset informale të hyrjes së valutës në vend, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme në kryeqytet dhe bregdet./Monitor.al

Etiketa: fasonetgjobaqeveria

Lajme të lidhura

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë
Aktualitet

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

14:24 - 08/04/26
SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve
Aktualitet

SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

14:20 - 08/04/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit
Aktualitet

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

14:15 - 08/04/26
Para
Turqi/ Tërmet i fuqishëm në Kahramanmaras, panik tek banorët

Tërmet i fuqishëm në Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë
Aktualitet

Berisha: Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë

14:24 - 08/04/26

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së mbajtur këtë të mërkurë...

Lexo më shumë
SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve

14:20 - 08/04/26
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

14:15 - 08/04/26
Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias

U padit për shpifje nga punonjësi i burgut të Peqinit, GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën

14:09 - 08/04/26
Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:04 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com