GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria, propagandë me Garancinë Sovrane, iu bllokon llogaritë bizneseve

10:25 - 29/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria, propagandë me Garancinë Sovrane, iu bllokon llogaritë bizneseve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë pandemisë qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë shpallën dy Garanci Sovrane, përmes të cilave bizneset do mund të merrnin kredi pa pasur mbi vete të tërë barrën e interesit. Në lëvrimin e garancive sovrane qeveria tha se bizneseve do t’iu jepet kohë për të  shlyer kredinë dhe nëse disa prej tyre nuk munden në afat pagesa do të bëhet një pjesë nga shtetit dhe një pjesë nga bankat, por sikur duket edhe kjo skemë ka qenë pjesë e propagandës.

Pasi, së fundmi Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë”, përmes të cilit bëhen disa ndryshime në ligjin aktual. Ky projektligj i ri i jep kompetenca Agjencisë së Trajtimit të Kredive-së që të merret me menaxhimin e skemave të Garancive Sovrane, apo çdo skemë të ngjashme që mund të jetë e nevojshme në të ardhmen të miratohet.

Konkretisht, përmes këtij projektligji AKT do të ketë të drejtë të administrojë dhe ruaj e dokumentacionet dhe të dhënave sa i takon skemave të garancive. Në projektligj thuhet se, AKT do mund të bëje dhe verifikimin e regjirasteve të thirrjes së Garancisë për pagesë, në rastet e mospagimit nga Huamarrësi dhe njoftimi i MFE.

Madje, më tutje janë saktësuar edhe procedurat që duhen ndjekur në rastet kur një subjekt ka përfituar kredi përmes garancisë sovrane dhe nuk e shlyen atë. Në këtë rast, detyrimi për të paguar i kalon Ministrisë së Financave, pagesë e cila kryhet përpara dhe pavarësisht rezultatit të verifikimit të aftësisë pagues të huamarrësve. Në rast se nga verifikimet  e bëra  rezulton se subjekti  ka mundësi pagese por nuk i ka shlyer detyrimet, Ministria përgjegjëse për financat, me urdhër kërkon bllokimin e llogarive dhe sekuestrimin e kundra vleftës që ajo ka paguar. Në këto raste aplikohen edhe masa administrative ndaj subjekteve.

Pak ditë më parë Gijotina.com publikoi disa të dhëna ku tregohej se, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar llogaritë bankare për më shumë se 32 mijë biznese në vend për shkak se nuk kanë paguar detyrimet  që kanë ndaj shtetit. Atëherë i shtojmë edhe numrin e bizneseve që rrezikojnë të njëjtin fat për shkak se nuk kanë paguar garancinë sovrane, rezulton se shumë biznese në vend janë drejtë falimentimit. Në këto kushte, ndryshe nga sa tha, qeveria nuk po i ndihmon bizneset të rimëkëmben, por po iu jep edhe një goditje të fundit drejt humnerës.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: BiznesborxheGranacia Sovranekryesore2

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
E mitura humbi jetën nga zjarri në Gjirokastër, publikohen pamjet e banesës

E mitura humbi jetën nga zjarri në Gjirokastër, publikohen pamjet e banesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com