GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria s’e vë “ujin në zjarr”, përmbush 9 % të premtimeve në 100 ditët e para

11:49 - 27/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Qeveria s’e vë “ujin në zjarr”, përmbush 9 % të premtimeve në 100 ditët e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 100 ditët e parë të qeverisë “Rama 3”, të shumta janë premtimet që kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar nuk kanë arritur t’i përmbushin, ndryshe nga sa propagandohet fuqishëm në media.

Ask Albanian Tax-Economic Center, një organizatë jofitimprurëse ka bërë një analizë për përmbushjen e premtimeve në 100 ditët e para të kësaj qeverie.

Nga analiza e bërë në përballjen e zotimeve me realitetin e akteve ligjore të miratuara, me vendimet e Ministrave, me veprimet dhe punën në terren, shikohet se rreth 40% e zotimeve nuk rezultojnë të ketë punë konkrete apo zhvillime të njoftuara nga Ministritë që mbulojnë fushën respektive të veprimit.

Vetëm për 51% të zotimeve rezultojnë se janë kryer veprime në terren, apo janë miratuar akte ligjore dhe nënligjore, ndërsa 9% e zotimeve janë përmbushur në 100 ditët e para apo janë miratuar aktet nënligjore përkatëse për tu bërë të zbatueshme.

Ask Albanian Tax-Economic Center ka bërë një studim të detajuar ku tregon se:

-Në fushën e arsimit, gruas dhe rinisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 3 zotime rezultojnë të përmbushura që në 100 ditët e para. Zotimet e realizuara prekin përfshirjen në programe mësimore të gjuhës angleze nga klasa e parë, si dhe klasat sportive. Zotimet që ende njoftohen veprime në progres janë ato që përfshijnë marrëveshjet e firmosura me shtete partnere për ndërveprim të universiteteve shqiptare me to.

-Në fushën e shëndetësisë nga 9 zotime të programit rezulton se 6 zotime janë ende pa veprime, 2 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk kanë ende veprime të njoftuara/miratuara lidhen me inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi, sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive, mospërfundimi i vaksinimit të personave në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese shtator 2021 etj. Ndërkohë rezulton në progres fillimi i investimeve për spitale rajonalë. Një zotim tashmë konsiderohet i përmbushur lidhet me rritjen deri 40% të pagës së mjekëve dhe infermierëve.    

-Në fushën e ekonomisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi. Zotimet që nuk duket se kanë veprime apo njoftime për zhvillime të reja në 100 ditët e para lidhen me mbështetjen konkrete të sipërmarrjes me fondet e premtuara, me rritjen e të ardhurës së disponuershme në duart e qytetarëve, etj. Në fushën fiskale dhe buxhetore nga 7 zotime të programit rezulton se 3 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi dhe 1 zotim është i përmbushur. Zotimet pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi nga Ministria e Financave dhe AKSHII lidhet me paketën e inovacionit dhe IT. Zotime në progres konsiderohet përjashtimi nga taksat të biznesit të vogël deri në 2029, i cili mbetet të vërtetohet me kalimin e viteve. Zotimi i përmbushur që në 100 ditët e para është përjashtimi nga tatimi mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë.

-Në fushën e mjedisit dhe turizmit nga 5 zotime, rezulton se 2 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 3 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre. Ndër zotimet në progres verifikohen se është zotimi për reduktimin me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh.

-Në fushën e bujqësisë nga 6 zotime, rezulton se 3 zotime nuk ka veprime apo njoftime, për 2 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre dhe 1 zotim verifikohet si i përmbushur. Zotim që ende nuk ka njoftime për zhvillime lidhet me Grantet 5.000 Euro për emigrantët që investojnë në agroturizëm. Në zotimin e përmbushur përfshihet lehtësitë fiskale për sektorin bujqësor.

– Në fushën e energjisë nga 5 zotime, shihet se 4 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 1 zotim verifikohet se është në fazën e progresit. Zotime pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi mund të përmenden Vlora një qendër rajonale për gazin e lëngshëm natyror, nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MË. Në zotimin në progres zhvillimi përmenden dy investimet madhore me amerikanët, në Skavicë tjetrin në TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm.

-Në fushën e infrastrukturës nga 8 zotime të programit rezulton se 2 zotime nuk ka njoftime për akte nënligjore apo veprime në terren, për 5 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk ka veprime përfshijnë brenda vitit 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit dhe ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë. Ndër zotimet që janë në progres zhvillimi shihet si premtues zhvillimi te Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro dhe fillimi i veprimeve në aeroportin e Vlorës. Ndërkohë, konsiderohet si zotim i përmbushur që në 100 ditët e para fillimi i punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

-Në fushën e politikës së jashtme dhe politikës sociale nga 14 zotime gjithsej, 3 i përkasin politikës së jashtme dhe shihet se janë në progres. Ndërsa 11 zotimet e tjera janë për politikat sociale, ku 3 zotime nuk shihet të ketë veprime, ndërsa për 8 zotime duket se janë në progres zhvillimi. Zotimet e politikës së jashtme në progres lidhen me lobimin për Kosovën, për Ballkanin e Hapur dhe për integrimin europian. Ndër politikat sociale, rezultojnë pa veprime politika të tilla si: programi për nënat dhe fëmijët. Ndërsa kosniderohen në progres gjithë zotimet që lidhen me rindërtimin.

-Në fushën e digjitalizimit, kulturës dhe administrimit publik nga 10 zotime të programit rezulton se 5 zotime nuk janë ende me veprime të njoftuara, ndërsa 5 zotime janë në progres zhvillimi.

Nga analiza e bërë nga ALTAX, vërehet qartë se qeveria Rama se ka vënë “ujin në zjarr” për përmbushjen e premtimeve të programit qeverisës 2021-2025 ku rezulton se vetëm 9 % është realizuar.

Etiketa: FushateKryesore1ministratPremtimeqeveriaRama

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën

Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Behar Sofisë, gjykata lë në burg Bujar Lezën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com