GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria shpenzon 570 mijë euro për portalin “Open Data Government”, por të dhënat mungojnë

08:33 - 29/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shpenzon 570 mijë euro për portalin “Open Data Government”, por të dhënat mungojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare ka ndërtuar një portal për transparencën e të dhënave nën projektin: “Ndërtimi i portalit për qeverisjen e hapur, opendata.gov.al”, për të cilin ka shpenzuar 62 milionë lekë (rreth 570) mijë euro, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave, por të dhënat në portal mungojnë.

Portali i cili tashmë është në funksion, nuk ka informacion për shumicën e kategorive, ndërsa ka vetëm disa informacione të cilat i takojnë vitit 2019, të tilla si importet e birrës, cigareve dhe karburanteve të dhëna këto që publikohen në kohë reale nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe të aksesueshme nga të gjithë.

Ngritja e portalit nga taksat e qytetarëve shqiptarë është një projekt i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI). Burimet zyrtare nga AKSHI pohuan se, portali tashmë është në funksion të plotë, por popullimi i të dhënave është detyrë e institucioneve që prodhojnë këto të dhëna.

Portali është konceptuar për të publikuar të dhëna mbi kategoritë kryesore të shërbimeve publike, që përfshijnë të gjithë sektorët si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, kultura. Por ndërkohë shumë nga kategoritë janë bosh dhe të pambushura më të dhëna edhe pse portali është vënë punë prej më shumë se një viti.

Mijëra euro për portalin nuk janë asgjë më shumë se grumbullim i të dhënave që Ministritë publikojnë tashmë, në një portë të vetme. Mirëpo OpenData edhe pse u krijua për të lehtësuar transparencën, nuk po e përmbush këtë funksion.

Në përgjithësi qeveria ka bërë hapa pas me transparencën e të dhënave të rëndësishme qeveritare.

Raportet tremujore të monitorimit të buxhetit të institucioneve që ofronin të dhëna të freskëta mbi ecurinë përdorimit të buxhetit të shtetit tani publikohen më shumë vonesë dhe një pjesë e institucioneve të rëndësishme kanë hequr dorë nga publikimi i tyre.

Gjithashtu Ministria e Financave nuk po publikon disa dokumente të rëndësishme për administrimin e financave publike. Raporti i Monitorimit të koncesioneve një dokument që Ministria e Financave është e detyruar të publikojë së paku njëherë në vit dhe të dorëzohet në Kuvend, këtë vit nuk u publikua.

Instituti i Statistikës ka bërë hapa pas gjithashtu. Data Baza me shpenzimet e familjeve për vitin 2020 nuk është publikuar ende, ndryshe nga vitet e kaluara. Ndërsa disa të dhëna mbi tregun e punës janë reduktuar, ndërsa nuk respektohet kalendari për shumë publike të tjera rutinë/ MONITOR

Etiketa: euroqeveria

Lajme të lidhura

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru
Aktualitet

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru

16:38 - 20/12/25
Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë
Aktualitet

Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë

14:06 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO
Aktualitet

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
Para
Shqiptarët gjejnë një tjetër rrugë drejt Britanisë së Madhe, shfrytëzojnë taksitë e Irlandës

Shqiptarët gjejnë një tjetër rrugë drejt Britanisë së Madhe, shfrytëzojnë taksitë e Irlandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com