GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qeveria shpenzon pa kriter, familjet dhe bizneset mbeten në krizë të thellë ekonomike

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shpenzon pa kriter, familjet dhe bizneset mbeten në krizë të thellë ekonomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se në fillim të këtij viti qeveria kishte vendosur si objektiv uljen e shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave, për të reduktuar detyrimet e prapambetura, kjo nuk ka ndodhur. Të ardhurat kanë pësuar një rritje me 8% në 10 mujor, por nga ana tjetër edhe shpenzimet janë rritur në ritme të shpejta, duke thelluar dhe më tej deficitin. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, shpenzimet për periudhën janar-tetor janë rritur me 36 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, kjo ka bërë që niveli i detyrimeve të prapambetura të shkoj në 35.9 miliardë lekë.

“Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2021, arritën në rreth 449.63 miliard lekë me një realizim në masën 91.8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 8.7% më i lartë ose rreth 36.1 miliard lekë më shumë. Niveli i deficitit në muajin për 10 – mujorin e vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë”, thuhet në raport.

Pra, këto të dhëna tregojnë qartë që qeveria nuk po ndalet me shpenzimet pa kriteret, edhe pse gjendja financiare në të cilët ndodhet vendin kërkon të kundërtën. Problemi thellohet më tej, teksa evidentohet se, këto shpenzime nuk janë përkthyer në mirëqenie apo përkrahje për bizneset apo familjet shqiptare. Kjo vërtetohet fare mirë nga niveli i të ardhurave të mbledhura nga këto dy kategori. Bizneset në vend vazhdojnë të jenë në krizë nga pandemia, familjet janë zhytur në varfëri ekstreme, fakt të cilën e tregojnë 27 mijë të larguar nga puna dhe niveli i varfërisë në 51% të popullsisë.  

Sipas raportit për  10 mujorin të publikuar nga Ministria e Financave, në janar- tetor të ardhurat nga bizneset kanë regjistruar vetëm 0.5% rritje, në raport me një vit më parë. Ndërsa, evidentohet se kontribut ka dhënë sektori i ndërtimit, sektori i shërbimeve më dobët, ndërsa sektorët e tjerë ende në krizë të thellë.

Sa i përket familjeve, niveli i tyre të ardhurave gjatë këtij 10 mujori është rritur me vetëm 0.6%. “Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.3 miliardë lekë, 123 milionë lekë ose 0.5% më shumë se plani i vitit 2021. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 24% krahasuar me 10-mujorin e vitit 2020, sektori i ndërtimit me rritje 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe sektori i tregtisë me një rritje 23% krahasuar me vitin e kaluar. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 33.6 miliardë lekë, 5 195 milion ose 0.6% më pak se plani i 10-mujorit 2021”, thuhet në raport.  Sakaq, këto të dhëna vënë në dukje se deficiti  buxhetor i lartë dhe të ardhurat në nivel më të dobët se parakriza, rrezikojnë rritjen e borxhit. E.H/ Gijotina.com/

Etiketa: Biznesefamiljekrizekryesore2qeveriate ardhura

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Zgjedhjet lokale në Kosovë, analistët komentojnë arsyet e humbjes së Vetëvendosjes

Zgjedhjet lokale në Kosovë, analistët komentojnë arsyet e humbjes së Vetëvendosjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com