GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qeveria shpik një tjetër koncesion, Pallati i Brigadave do të menaxhohet me privatin për 20 vite

17:30 - 29/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria shpik një tjetër koncesion, Pallati i Brigadave do të menaxhohet me privatin për 20 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare ka shpikur një tjetër koncesion dhe kësaj radhe për Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë.

Vendimi që është publikuar në Fletoren Zyrtaret dhe theksohet se ky menaxhimi do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli. Po ashtu, në vendim specifikohet se “një konsideratë duhet pasur për mbikëqyrjen e aktiviteteve nga një bord profesionistësh të fushës, që kontrollojnë dhe garantojnë që të ruhen vlerat e monumentit”.

Bordi do të ketë në përbërjen e tij specialist të menaxhimit, jurist, botanistë, historian dhe restauratorë të arkitekturës dhe do të shërbejë si një këshillues për menaxhimin. Ndërkohë, pritet që një plan i tillë të ndryshojë edhe tarifat për lejimin dhe mundësimin e zhvillimit të aktiviteteve kulturore në mjediset e brendshme dhe të jashtme.

Ansambli i ri do të ketë edhe funksion akomodues për personalitete shqiptare dhe të huaja, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Në vendim thuhet se ky menaxhim nuk do të cenojë vlerat historike dhe arkitekturore të monumentit, por do ta kthejë në një pikë tërheqëse turistike.

Përmes këtij akti, qeveria kërkon që të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm që të sigurojë të ardhura të vazhdueshme për ruajtjen dhe restaurimin e monumentit. Sipas vendimit, monumenti do të restaurohet, do të rijetëzohet dhe do të përcaktohet mënyra e qartë e menaxhimit të tij përmes ruajtjes dhe zhvillimit të Ansamblit. Kjo pasuri do t’i mbetet në pronësi qeverisë shqiptare dhe ministrisë së Kulturës, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e këtij plani.

 

 

 

Etiketa: koncesionkryesore2menaxhohetPallati Brigadaveprvatiqeveriashpik

Lajme të lidhura

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese
Aktualitet

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK
Aktualitet

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

15:18 - 17/02/26
Para
Vrasja e Donjeta Pajazitaj/ Flet i vëllai: Motrën ma vranë në…

Vrasja e Donjeta Pajazitaj/ Flet i vëllai: Motrën ma vranë në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka...

Lexo më shumë
Pavarësia e Kosovës, Salianji: Sot nderojmë ata që u ngritën mbi veten për lirinë

Pavarësia e Kosovës, Salianji: Sot nderojmë ata që u ngritën mbi veten për lirinë

18:26 - 17/02/26
PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD

PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD

18:13 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

17:45 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com