GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qeveria zvicerane goditet nga sulmet kibernetike

13:49 - 12/06/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria zvicerane goditet nga sulmet kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një numër i ueb-faqeve të administratës federale të Zvicrës momentalisht nuk janë në dispozicion.

Sipas ministrisë së financave, faqet u goditen nga një sulm i ashtuquajtur DDoS.

Grupi “NoName” ka marrë përgjegjësinë për sulmin në internet deklaroi SRF.

Ky grup gjithashtu ishte edhe pas sulmit ndaj ueb-faqes të parlamentit zviceran javën e kaluar, raporton Swissinfo.

“Specialistët federal të IT-së e zbuluan shpejtë sulmin dhe po ndërmarrin hapa për të kthyer rrjetin në ueb-faqet dhe aplikacionet sa më shpejtë që është e mundur”, bëri të ditur në mëngjesin e së hënës ministri i financave.

Hekurudhat Federale të Zvicrës dhe autoritetet kantonale të Aargaut janë prekur gjithashtu nga një sulm i mëparshëm në internet kundër kompanisë së IT-së me bazë në Bernë, Xplain, e cila ofron shërbime për departamentet federale dhe kantonale.

Kompania kombëtare e hekurudhave dhe kantoni konfirmuan për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA se pas një sulmi “ransomware” ishin vjedhur disa të dhëna. Kjo pason një raport të mëhershëm në gazetën NZZ am Sonntag.

Autoritetet e Aargaut thonë se “një vëllim i vogël i të dhënave operacionale të lidhura me protokollet e gabimeve që u analizuan në Xplain” është prekur nga rrjedhja, e bashkë me to nga ky sulm është prekur edhe “korrespondenca tregtare”.

Shtrirja e vjedhjes së të dhënave është ende duke u analizuar nga Xplain dhe autoritetet federale.

Hakerët thuhet se përdorën malware për të shfrytëzuar një dobësi në serverët Xplain që presin aplikacione për shërbimet kantonale.

“Ransomware” zakonisht bllokon të gjithë qasjen derisa një çelës ose një mjet zhbllokues i dërgohet viktimës në këmbim të një shume parash.

Etiketa: kibernetiksulmeZvicër

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Gjermano-lindorët të papërfaqësuar në ministritë e qeverisë

Gjermano-lindorët të papërfaqësuar në ministritë e qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com