GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh/ Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

15:51 - 12/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh/ Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata konfiskoi pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për fshehje pasurie.

Gjykata konfiskoi:

Shumat monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikanë, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

Apartament me sipërfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.; dhe

Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

“Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror A.K. e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave.  Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K.”, tha gjykata.

Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 18 muaj burg të dhënë nga Shkalla e Parë për ish-zyrtaren e ministrisë së Financave, të akuzuar për “fshehje të pasurisë”. I pa ndryshuar mbeti edhe dënimi me 4 vjet e 8 muaj për Rozeta Dobin dhe atë me 3 vjet e 4 muaj burg për djalin e saj Havier Dobi, të fajësuar për “vjedhje”.

“Strumbullari” i historisë që çoi në dënimin e tyre ishte një denoncim i Alda Klosit për vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj. Shuma u pranua të ishte marrë nga sanitarja Rozeta Dobi, e cila kishte inskenuar një grabitje.

Por më vonë, pas përgjimeve të policisë dhe një kontrolli të dytë në banesën e saj, u gjetën gati 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspiratorit, të cilat Klosi nuk pranoi t’i quante të sajat. Por Dobi deklaroi para autoriteteve se paratë ishin të Klosit.

Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në shkurt të vitit 2023 me akuzën e pastrimit të parave.

Ajo ra pre e vjedhjes nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Ish-zyrtarja deklaroi se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj, Ylli Çika, që jetonte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer. Ai ndërroi jetë më 18 janar.

Klosi pretendoi para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato. Por burime jo zyrtare thanë se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.

Pas arrestimit të sanitares dhe djalit të saj, policia gjeti në shtëpinë e familjes Dobi dhe 400 mijë euro të tjera të fshehura në tubin e aspirimit. Vetë Rozeta Dobi tha se paratë i kishte marrë në shtëpinë e Klosit.

Etiketa: alda klosiGjykata e TiranesKonfiskim pasurie

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Para
Iku nga aleanca me Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Ramës

Iku nga aleanca me Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com