GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qindra viktima, të zhdukur dhe të plagosur pas kalimit të tajfunit Yagi

09:27 - 11/09/24
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Qindra viktima, të zhdukur dhe të plagosur pas kalimit të tajfunit Yagi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga tajfuni Yagi kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 143 personave në Vietnam, ndërsa 58 të tjerë janë ende të zhdukur, thanë sot autoritetet, ndërsa përpjekjet për rimëkëmbjen dhe ndihmën vazhdojnë.

Tajfuni Yagi – më i forti që ka goditur Vietnamin verior në rreth 30 vjet – përfshiu rajonin të shtunën duke sjellë erëra të egra dhe shira të rrëmbyeshëm.

Shumica e viktimave vdiqën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Më shumë se 800 persona u plagosën gjithashtu.

Tetë persona ishin ende të zhdukur pasi një urë e ngarkuar në veri të Hanoi u shemb të hënën, duke përfshirë disa makina, kamionë dhe motoçikleta në Lumin e Kuq.

”Lumi tani ka arritur nivelin më të lartë të ujit në 16 vitet e fundit”, raportoi gazeta ”VnExpress”.

Banorët e zonave të banuara fqinje në Hanoi u është dashur të ikin për të shpëtuar nga uji. Sipas autoriteteve lokale, niveli i ujit të lumit pritej të rritet më tej.

Yagi kishte përfshirë më parë Filipinet dhe Kinën, duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim edhe atje.

Stuhia tropikale dëmtoi më shumë se 100 000 shtëpi, shumë prej të cilave janë plotësisht nën ujë.

Qindra mijëra pemë u shkulën në disa provinca. Rreth 800 000 kafshë, kryesisht shpendë dhe bagëti, ngordhën gjithashtu.

Sot vazhdon të bjerë shi i dendur në disa pjesë të vendit. Meteorologët parashikojnë edhe reshje të dendura për ditët në vijim. Rritja e ngrohjes globale rrit mundësinë e stuhive të forta.

Etiketa: TajfunViktima

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com