GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

QKB u bën presion bizneseve: Deklaroni pronarët përfitues, ose…

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
QKB u bën presion bizneseve: Deklaroni pronarët përfitues, ose…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar në faqen e saj të internetit një njoftim kujtese për bizneset, që të deklarojnë pronarët përfitues, përndryshe do të do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar”.

“Ju sjellim në vëmendje detyrimin tuaj ligjor për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues dhe perditësimin e tyre sa herë që ndodhin ndryshime në të dhënat e regjistruara. Mospërmbushja e këtij detyrimi në përputhje me nenin 5 të Ligjit Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, sjell aplikimin ndaj jush të penaliteteve si më poshtë vijon:

– Gjobë për mosregjistrim fillestar të të dhenave të pronarëve përfitues brënda afatit të përcaktuar në gërmat b) dhe c) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

– Gjobë për mosregjistrim të çdo ndryshimi në të dhenat e regjistruara që depozitohen në regjistër brënda afatit të përcaktuar në gërmën ç) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.

QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, nuk do të ofrojnë shërbimet ndaj jush, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”, thuhet në njoftim.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri më 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij.

Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

Në fillim të shtatorit., QKB pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk kishte deklaruar pronarët përfitues.

Statusi i kompanisë u bë më pas aktiv, pasi Air Albania, 10% e të cilës është në pronësi shtetërore bëri deklarimin përkatës./MONITOR

Etiketa: monitorQKB

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Nëse keni shumë kohë të lirë nuk ju bën mirë për shëndetin

Nëse keni shumë kohë të lirë nuk ju bën mirë për shëndetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!
Aktualitet

Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Pranoni dialogun ose ju pret burgu!

08:48 - 23/10/26

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur sërish stolat prej guri të vendosur për dialog, ku këtë herë kishte shtuar edhe një...

Lexo më shumë
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

08:40 - 23/10/26
“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

08:34 - 23/10/26
Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

08:23 - 23/10/26
Biznesmeni  shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

Biznesmeni shqiptaro-amerikan i shkruan ambasadorit të SHBA në Tiranë: Rama nuk mund ta mbajë vendin peng

08:04 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com