GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qori thumbon Lapajn: Jo koalicion me politikanë që fusin prindërit në lista

17:02 - 17/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Qori thumbon Lapajn: Jo koalicion me politikanë që fusin prindërit në lista
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka shprehur pritshmëri të larta për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se partia e tij është në rritje të vazhdueshme dhe synon përfaqësim në të gjitha qarqet.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se në vitin 2023 Lëvizja Bashkë mori 5% të votave në Tiranë dhe tani pret një rezultat edhe më të lartë.

“Në vitin 2023 kemi marrë 5% të votave në Tiranë dhe tani presim të kemi shumë më shumë. Bazohem në dyfishimin e anëtarëve tanë, bazohem në ndjesinë në raport me qytetarët si edhe sistemi i vjetër politik është në një krizë identiteti të thellë. Lëvizja bashkë ndodhet në zgjedhje për të përfaqësuar ndryshimin. Ne do synojmë të përfaqësohemi me deputetë në të gjitha qarqet. Ne kemi listën tonë më të mirë në qarkun e Kukësit”, tha ai.

Duke kritikuar partitë e tjera, Qori theksoi se ato ose janë të korruptuara, ose janë krijime të establishmentit politik.

I pyetur në lidhje me arsyet se përse Lëvizja Bashkë nuk ka bërë një koalicion, ai renditi arsyet e tij, ndërsa ka thumbuar koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, duke vënë në dukje përfshirjen e ish-deputetit Dashnor Sula dhe të babait të Lapajt në listat e kandidatëve për deputetë.

“Ne kemi parë që partitë e tjera janë tërësisht të ndryshme me ne, ose janë parti të korruptuara që kanë qeverisur, ose janë produkte të këtyre të fundit, ose janë të drejtuara nga politikanë jo parimorë që fusin ish-deputetë të partive që kanë sharë deri dje, të fusin prindërit në listat e deputetëve, etj. Niveli i seriozitetit është aq i ulët sa na ka distancuar gjithçka nga ta”, u shpreh Qori.

Listat

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se partia e tij është e organizuar dhe serioze, duke dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ gjashtë ditë përpara afatit. Ai theksoi se vendimet janë marrë në bashkëpunim me bazën dhe nuk janë produkt i improvizimeve të minutës së fundit.

“Ne nuk fusim këdo në listat tona dhe nuk kemi pse të presim deri në fund për të plotësuar vendet bosh,” tha Qori.

Ai gjithashtu theksoi se Lëvizja Bashkë nuk është një parti e ndërtuar rreth një individi dhe për këtë arsye ai ka zgjedhur të mos jetë i pari në listën e mbyllur të partisë.

“Unë jam thjesht fytyra më e njohur, por Lëvizja është shumë më tepër se unë,” shtoi ai, duke theksuar se strukturat e partisë vendosin kolektivisht për drejtimin e saj.

Lëvizja Bashkë do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit me një platformë që, sipas Qorit, synon ndryshimin përtej politikës tradicionale të bazuar në figura të vetme.

“Ne kemi dorëzuar listat tona për kandidatët në KQZ 6 ditë para afatit. Kjo është shprehje e seriozitetit tonë, nuk fusim këdo në listat tona dhe nuk kemi pse presim se mos mbetet dikush pa parti që ta marrim 30 minuta para mbylljes së afatit në listën tonë. Ne i kemi marrë vendimet me bazat tona dhe kemi shpallur kandidaturat, ndaj nuk kemi pasur pse të presim apo të na presë dikush.

Një nga arsyet pse nuk jam i pari në listë ka qenë sepse padrejtësisht Lëvizja Bashkë identifikohet më shumë me mua se me të tjerët. Lëvizja Bashkë është shumë më shumë se unë. Unë thjesht jam fytyra më e njohur e saj. Për të dhënë një shembull se nuk është partia në funksion të kryetarit, por është e anasjellta. Pozicionin tim e kanë vendosur forumet e partisë, por nuk mund të me imponohej që të isha i pari”, u shpreh Qori.

Etiketa: adriatik lapajarlind qori

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para
“Duan të marrin drejtimin e PL”, Meta shkruan nga burgu: Ja e vërteta e akuzave, lidhja me K. Ismailajn

Meta nga burgu: Opozita 20 mandate në Tiranë, fitojmë edhe në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com