GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qumështi me alflatoksinë shkakton kancer/ Manush Kullolli mbron biznesmenët, refuzon të tregojë kompanitë

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qumështi me alflatoksinë shkakton kancer/ Manush Kullolli mbron biznesmenët, refuzon të tregojë kompanitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 4-mujorin e parë të vitit 2025, tetë nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit në vend kanë tregtuar  qumësht me aflatoksinë.

Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e Grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi dhe veshka.

Në dyqane, markete dhe supermarkete u shitën tonelata qumësht që i rrezikoi shëndetin konsumatorëve, ndërkohë që AKU nuk bëri asnjë njoftim për konsumatorin, edhe Ministria e Bujqësisë heshti.

Ky skandal është denoncuar fillimisht nga televizioni “Ora News”.

Për një investigim më të thelluar të kësaj situate gazetarja e “Ora News”, Alketa Çeku iu drejtua me një shkresë zyrtare AKU-së,  ku i kërkoi këtij institucioni të bëjë transparencë me qytetarët dhe të na informojë se cilat janë emrat e 8 kompanive  që i servirën qytetarëve në tryezë qumështin që i vuri në rrezik shëndetin.

Shkresa mban datën 22.04.2025, kanë kaluar 3 muaj dhe drejtuesi i AKU refuzon të bëjë publike emrat e 8 kompanive  kryesore në vend, ndërkohe që në aksionet e fundit shihet se AKU vepron me dorë të hekurt ndaj baxhove të vogla në çdo cep të vendit.

Televizioni “Ora News” iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit, duke u nisur nga fakti që pika 1 e Nenit 1 e Ligjit për të Drejten e Informimit shprehet se “çdo institucion”, në këtë rast AKU, duhet të garantojë njohjen e publikut me informacion.

Pas hetimit administrativ nga ana e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, përfaqësuesit e AKU u shprehën se “nuk e gjykojnë të nevojshme dhënien e këtij informacioni”.

Dikush duhet t’i rikujtojë zyrtarëve  të AKU se janë aty për të zbatuar ligjin e jo për të “gjykuar” ligje që nuk kanë nevojë për interpretim.

Pika 3 e nenit të LDI  shprehet qartë se “Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik nëpërmjet dokumentit origjinal, ose një kopje”

Në këtë rast Komisioneri shprehet se gazetarja synon informimin e opinionit publik duke i shërbyer këtij të fundit.

Për sa më sipër Komisioneri urdhëron AKU që deri në datën 27.6.2025 t’i kthejë përgjigje pyetjeve së gazetares Alketa Çeku:

Sa ka qenë sasia totale qumështit me aflatoksinë që u konstatua nga AKU?

Sa u konsumua nga qytetarët ?

Sa u bllokua?

Sa është sasia e asgjësuar?

Subjektet prodhuese të qumështit me aflatoksinë e kanë shpërndarë në kopshte dhe në çerdhe?

Por edhe pas këtij vendimi Manush Kullolli vijon të refuzojë dhënien e informacionit. Pse hesht z. Kullolli dhe fsheh dokumente që duhet t’i bëjë publike?

Me sa duket shqetësimi i drejtuesit të AKU nuk është transparenca dhe siguria ushqimore, por favorizimi i bizneseve të mëdha.

Etiketa: aflatoksineKryesore1Manush Kullolli

Lajme të lidhura

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

11:43 - 17/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë
Aktualitet

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

11:28 - 17/07/26
Para
Ajola Xoxa me Alban Pezën tek “Met Building” për të blerë apartamentin 5 mijë euro/m2

Ajola Xoxa me Alban Pezën tek “Met Building” për të blerë apartamentin 5 mijë euro/m2

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes të cilave...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

11:43 - 17/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

11:28 - 17/07/26
Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

11:12 - 17/07/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com