GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Këlliçi: Korrupsionin s’e bëjmë ne por Rama dhe Veliaj

12:11 - 18/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Këlliçi: Korrupsionin s’e bëjmë ne por Rama dhe Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këllicci gjatë fjalës së tij në potestën qytetare tek bashkia e Tiranës, ka deklaruar se nuk do të ndalen në protestën e tyre, duke u shprehur se standardin e vendosur për luftën kundër opozitës s’do ta pranojnë.

Ai theksoi se korrupsioni në vend se bëhet nga opozita, por nga qeverua. Ndërsa theksoi se betejën do ta vazhdojnë.

Këlliçi ka akuzuar Altin Dumanin e ka kthyer SPAK në një organizatë partnere të PS-së.

Pjesë nga fjala

Zyrtarisht PS-ja nga kjo javë, ka 3 organizata partnere, forumin rinor, forumin e gruas, dhe forumin e drejtësisë të drejtuar nga Altin Dumani.

Pse po e them këtë? Mbrojtje dhe nënshtrim më të shpifur se sa ka bërë Altin Dumani ditën e hënë në seancën parlamentare për 4 orë duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e qeverisë, korrupsionin në bashkinë e Tiranës, vjedhjet e Veliajt dhe Ramës, nuk kemi parë kurrë një prokuror që të dalë e të raportojë për bilancin e punës së tij dhe në 99% të përgjigjeve të thotë se ‘nuk shprehem dot se kjo çështje është nën hetim’.

Nuk kemi parë kurrë një prokuror të duartrokitet nga mazhoranca. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë në aleancë të hapur me njëri-tjetrin. Ajo mazhorancë që do të duhej të dridhej para prokurorit dhe drejtuesit të SPAK, e mori në mbrojtje dhe nga kush? Nga opozita, deputetët e opozitës që kërkonin përgjigje për pyetje që sot i shtron çdo qytetar shqiptar.

Ku kanë shkuar 132 mln euro të inceneratorit të Tiranës.

Ku kanë shkuar 30 mln euro të bandës 5D.

Si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi jep një bonus 8% për një kompani që nuk ekziston.

Si ka mundësi që kemi dërguar një kallëzim penal për EcoParkun e Durrësit për kryeministrin dhe ende nuk ka asnjë lëvizje nga SPAK, ku është e vetmja procedurë që me firmën e tij, Edi Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën  19 mln eurove.

Si ka mundësi që për EcoTiranën, për lidhjet e Erion Veliajt me Ndraghetën, sot SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Por meqë Alti Dumani në parlament kërkoi pyetje me shkrim që të marrë përgjigje, opozita dhe PD sërish vendosi të zbatojë ligjin.

I kemi dërguar këto dy ditë, pyetjet Altin Dumani. Kërkojmë të merret në pyetje punonjësja Jona Bejko që thotë, se lali Eri është pronar dhe aksioner në hotelin 50 mln euro në Durrës dhe se pronarët e saj kanë të paktën 4 kompani ndërtimi.

Dhe Altin Dumani do të duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD-së pse nuk zbaton vendimet e gjykatave, pse po amniston këtë bandë.

Nuk mund të harrojmë edhe pyetjet që i kemi dërguar SPAK në lidhje me një hajdut të pashembullt që quhet Karlo Bolino që e quan veten pronar televizioni. Që ka vjedhur 4 mijë metra katrorë truall të destinuar për shkollë. Që e ka kthyer në një televizion privat, që e mban me tenderat e AKSHI-t.

Për çfarë, për të sulmuar opozitën, për të goditur deputetë e funksionarë të opozitës, për të dekurajuar opozitën. E çfarë ndodh me këto televizioneve. I bëjnë fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe na thonë se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur.

Të dashur qytetarë, refuzoni me përbuzjen më të madhe këto modele hajdutërie që janë instaluar në politikë dhe media. Ne këtë betejë nuk do ta ndalim. Nga java tjetër do të fillojmë serinë e denoncimeve para zyrave të organizatës partnere të PS-së, SPAK për të gjitha aferat e kësaj qeveria.

Etiketa: KelliciKryesore1protesteVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Renditja e re e FIFA-s/ Udhëheq Argjentina, ja ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova

Renditja e re e FIFA-s/ Udhëheq Argjentina, ja ku pozicionohet Shqipëria dhe Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com