GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qytetarët mitrovicas reaguan në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët mitrovicas reaguan në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mitrovicasit nga të dyja pjesët e qytetit kanë reagime të përziera rreth takimit të fundit në Bruksel, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Derisa shumica prej tyre shprehen të kënaqur për takimin, duke thënë se është e rëndësishme vetëm të mos ketë konflikt, por paqe për të gjithë qytetarët pa dallim, të tjerët e shohin me dyshime takimin dhe epilogun e bisedimeve në përgjithësi.

Mirosllav Llaketiç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se ndonëse nuk i di saktë pikat e marrëveshjes, megjithatë është i kënaqur me takimin e dy krerëve shtetërorë.

Sipas tij, shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë së bashku në paqe, ndërsa akuzon politikanët se po e shtrembërojnë të vërtetën gjatë deklaratave të tyre.

 

Llaketiç: Ne duhet të jetojmë me fqinjët tanë shqiptarë

“Në parim jam i kënaqur, ndonëse nuk e di sakë çka është nënshkruar dhe çka jo, çka janë marrë vesh dhe cilat janë afatet kohore, megjithatë mendoj se jemi duke shkuar në drejtim të duhur…Më mirë 100 vjet bisedime sesa një ditë luftë. Ne duhet të jetojmë me fqinjët tanë shqiptarët në paqe, prosperitet, tre gjenerata tona kanë jetuar në Kosovë me shqiptarë dhe kurrë problem s’kam pasur, dhe besoj se as në të ardhmen nuk do të kemi…Politikanët për fat të keq po e shtrembërojnë të vërtetën, dhe secili interpreton qysh atij i konvenon, varësisht nga politikat ditore, i frikohen votuesve të tyre, opozitës, etj.”, shprehet Llaketiç.

Një mitrovicas tjetër nga veriu me mbiemrin Boshkoviç thotë po ashtu, se është i kënaqur me takimin Vuçiç-Kurti në Bruksel, sepse siç shprehet ai, derisa të ketë bisedime, qytetarët shpresojnë në zgjidhje paqësore.

 

Boshkoviç: Veç të jetë paqe dhe të mos ketë konflikt

“Jam i kënaqur (me takimin në mes të Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel), për shkak se me rëndësi është që bisedimet po zhvillohen, dhe derisa ato të zhvillohen shpresojmë në një zgjidhje paqësore…Veç të jetë paqe dhe të mos ketë konflikt, asgjë tjetër”, thekson Boshkoviç.

Ndërkaq, një qytetar që prezantohet vetëm si serb i Kosovës, ndonëse pranon se bisedimet janë alternativë e vetme, bën të ditur se nuk sheh bisedime të sinqerta dhe bashkëpunim të mirëfilltë mes Kurtit dhe Vuçiçit.

 

Qytetari serb i Kosovës: Ata janë si dy dhi mbi urë

“Bisedimet janë zgjidhje e vetme. Mirëpo, politikanët nuk i zgjidhin çështjet në emër të qytetarëve, por vetëm interesat e tyre personale… Unë nuk po shoh këtu ndonjë bashkëpunim, ata janë si dy dhi mbi urë, nuk di çfarë kërkon njëri e çfarë tjetri”, thotë ai.

Në anën tjetër, Suada Ibrahimi nga jugu i Mitrovicës, beson se bisedimet do të kenë patjetër sukses dhe gjithçka do të përfundojë mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Ajo e mbështet fuqishëm mendimin e saj, duke pasur parasysh ndërmjetësimin e SHBA-së në këto bisedime.

 

Ibrahimi: Jam optimiste

“Jam e kënaqur sepse jam optimiste dhe besoj se për gjërat elementare janë marrë vesh, janë vënë në letër, edhe pse asgjë nuk është nënshkruar deri tash. Por, fakti që Amerika ndërmjetëson, besoj se gjithçka do të përfundojë mirë”, sqaron Ibrahimi.

Habib Meholli thotë se takimet Kurti – Vuçiç do të reflektojnë paqe dhe mirëqenie për qytetarët, por vetëm nëse pala serbe është vërtetë e sinqertë në këto bisedime.

Meholli: Është bërë një hap para

“Nuk është firmosur asgjë, as ato shkronjat fillestare, por prapë se prapë një hap para është bërë… Për qytetarët do të jetë më mirë shpresojmë, nëse në prapavijë nuk ka diçka të organizuar ndonjë poshtërsi tjetër si zakonisht që dinë me i bë’, thekson Meholli.

Ndryshe, takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, edhe pse është vlerësuar si konstruktiv, ka përfunduar pa nënshkrimin e propozimit të BE-së.

 

nacionale

 

 

Etiketa: Kosovamitrovicareagimi i qytetarevetakimi kurti-vucic

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara
Aktualitet

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26
Para
Tragjedia në Greqi/ Identifikohet studentja e dytë, Klaudia Lato

Tragjedia në Greqi/ Identifikohet studentja e dytë, Klaudia Lato

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend pritet të zhvillohen më 18 ose...

Lexo më shumë
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26
“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

“Na sill ujin se po lahemi me kazan”, kryebashkiaku i Shijakut i kthehet qytetarit: E di unë çfarë do ti!

09:16 - 21/08/26
Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

09:06 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com