GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qytetarët protesta masive në Poloni, kërkojnë qëndrimin në BE

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët protesta masive në Poloni, kërkojnë qëndrimin në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një reformë drejtësie e nxitur nga partia nacional-konservatore, PiS dhe kërcënimi i daljes nga BE kanë shkaktuar protesta në mbarë Poloninë. Edhe një nobelist foli fjalë të qarta.

Aksione proteste ka pasur në 100 qytete dhe komuna të Polonisë. Më shumë se 100.000 demonstrues tremben, se politika e partisë nacional-konservatore “Ligj dhe drejtësi”, PiS e kryeministrit, Mateusz Morawiecki do ta nxjerrë Poloninë jashtë BE me kursin kritik. Për këtë po përdoret ndërkohë edhe nocioni “Polexit”, duke iu referuar Brexit, daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Vetëm në kryeqytetin Varshavë kanë demonstruar më shumë se 80.000 vetë kundër konfliktit të qeverisë e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e BE dhe për qëndrimin e vendit në komunitetin europian. “Ne qëndrojmë”, thërrisnin demonstruesit duke valëvitur flamujt e BE dhe Polonisë.

“Ne do të fitojmë”

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi së fundmi, se pjesë të caktuara të së drejtës së BE shkelin kushtetutën polake. Me këtë ajo i dha prioritet së drejtës kombëtare para asaj të BE. Ky vendim ka ndezur konfliktin mes Komisionit Europian dhe Varshavës në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë në Poloni.

Thirrja për protesta erdhi nga ish-presidenti i Këshillit të BE, dhe drejtuesi i opozitës polake, Donald Tusk. Para demonstruesve në Varshavë, ai tha, se partia qeverisëse, PiS nuk po i bën bisht qëllimit të saj për ta nxjerrë vendin nga BE. “Ne e dimë, pse ata duan të largohen nga BE”, tha Tusk, që drejton Platformën Qytetare liberal-konservatiore. “Që të shkelin pa ndëshkim rregullat demokratike.” Tusk u shpreh, se vendi i Polonisë është në Europë, dhe shtoi. “Ne do të fitojmë, sepse jemi më shumë!” Donald Tusk dhe të tjerë që morën fjalën në protestë u ndërprenë në thirrja e fishkëllima të përkrahësve të PiS në një kundërdemonstratë.

Kritika nga një nobelist

Në qytetin port Gdansk foli para protestuesve dhe nobelisti dhe presidenti i dikurshëm i Polonisë, Lech Walesa. “Njerëzit që e drejtojnë shtetin sot janë fatkeqësi e madhe për Poloninë”, tha drejtuesi i dikurshëm i sindikatës Solidarnosc. Asnjë armik që ka qeverisur më parë Poloninë nuk e ka përçarë vendin kaq shumë sa PiS.

Sipas sondazheve shumica e polakëve duan të qëndrojnë në BE. Marrëdhëniet mes Polonisë dhe BE janë të tensionuara që pas ardhjes në pushtet të PiS. Në qendër qëndron reforma e drejtësisë e synuar nga PiS, që sipas BE, minon pavarësinë e drejtësisë dhe shkel ndarjen e pushteteve. Komisioni Europian në grindjen me Poloninë ka nisur disa procedime për shkelje të marrëveshjeve. Si mjet presioni, KE nuk po dorëzon 57 miliardë eurot nga fondi i ndihmës së Coronës për Poloninë. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës Europiane, Varshavën e kërcënon edhe një gjobë prej disa miliona euro në ditë. / DW

Etiketa: BEPoloni

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Sherr dhe të shtëna me armë pranë një shkolle në Tiranë, lëndohen katër persona

Sherr dhe të shtëna me armë pranë një shkolle në Tiranë, lëndohen katër persona

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com