GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë kundër aeroportit të Vlorës: Shfaqje elektorale e Ramës

13:29 - 07/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë kundër aeroportit të Vlorës: Shfaqje elektorale e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët e Vlorës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore janë ngritur në një protestë para Gjykatës së Lartë, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vonesat e përsëritura dhe premtimet e pambajtura për hapjen e aeroportit të Vlorës.

Ata akuzojnë autoritetet shtetërore dhe gjykatat për zvarritjen e një çështjeje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, duke i lënë qytetarët dhe rajonin në pasiguri për të ardhmen e zhvillimit ekonomik.

Protestuesit theksuan se përpjekjet për realizimin e këtij projekti jetik janë bllokuar për një periudhë të gjatë, duke krijuar një efekt negativ për zhvillimin e turizmit, mjedisin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Për më tepër, qytetarët theksuan se vonesat në realizimin e aeroportit kanë ndikuar negativisht edhe në mjedisin e rajonit, për shkak të projekteve të tjera që po përparojnë pa pasur një vlerësim të plotë të ndikimit mjedisor.

Ata kërkojnë që drejtësia të marrë vendime të shpejta dhe të drejta për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës.

Protestuesit e shohin këtë çështje si një test për efektivitetin e drejtësisë shqiptare dhe kërkojnë që zgjidhja e saj të mos shtyhet më tej, për të garantuar një të ardhme më të mirë për qytetin dhe qytetarët e tij.

Deklarata :

Ndërkohë që autoritetet premtojnë hapjen e aeroportit të Vlorës vitin që vjen, gjykatat vazhdojnë të zvarrisin këtë çështje jashtë afatit të përgjithshëm.

Ne kemi të drejtë të besojmë që autoritetet dhe gjykata po e zvarrisin këtë çështje duke e vonuar vendimin dhe zhvillimin e saj.

Nëse gjykata e lartë sillet kështu me një çështje që ka profil të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar, atëherë çfarë ndodh me çështjet e tjera? Sa shpresë ka që qytetarët e lagunave dhe liqeneve tona të marrin një vendim nga drejtësia, pa pasur një aeroport që fluturon mbi to ose pa një gurore që po shkatërron mjedisin?

Duket sikur është vonuar, por asnjëherë nuk është vonë për të marrë përgjigje. Organizatat mjedisore, të cilat kanë kërkuar ndalim të punimeve, kanë dhënë argumente të forta pse duan një gjë të tillë.

Pavarësisht se punimet kanë vazhduar, kjo ka shkaktuar dëme në atë moment. Pavarësisht kërkesave dhe vendimit që duhej marrë brenda ditës, ai është vonuar për muaj të tërë. Ne nuk e dimë sa kohë mund të marrë gjykata për një çështje të tillë, por patjetër është vonesë.

Nëse ata premtojnë se do ta hapin vitin që vjen, ndërkohë fluturimi i datës 8 është thjesht një shfaqje elektorale, pasi aty nuk ka as energji elektrike. Prandaj, ne kërkojmë nga qytetarët që të reagojnë.

Etiketa: aeroportGjykateVlore

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore në qarkun e Dibrës

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore në qarkun e Dibrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com