GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qytetarët serbë të Kosovës: Do ta respektojnë vendimin e Qeverisë për targat e automjeteve

21:14 - 30/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryenegociatorët takohen sot për çështjen e targave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “DJA”  do të mund të shihen nëpër rrugët e Kosovës vetëm deri më 30 shtator.

Pas kësaj date shtetasit e Kosovës të nacionalitet serb, do të duhet të regjistrojnë veturat e tyre me targa RKS.

Gjithë kjo pas një vendimi që të mërkurën e mori ekzekutivi, që u jep mundësinë këtyre të fundit që të kenë 2 muaj në dispozicion për të ndryshuar targat e tyre.

Këtë vendim nuk e kanë kundërshtuar qytetarë serbë që jetojnë në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

“Nuk më prek ky vendim dhe nuk e dua as  politikën. Kam 4 fëmijë dhe të gjithë jetojnë në Beograd, unë jam pensionist”, ka thënë një qytetar serb.

“Po më duhet ta respektoj, sigurisht që do ta respektoj, këtu po jetoj dhe e kam patjetër ta marrë parasysh”, ka thënë qytetari tjetër.

“Nuk është vendim final. Ata do te bisedojnë dhe do te merren vesh. E ato vendimet do të duhet të zbatohen. Deri në momentin që nuk jepet vendimi, nuk kanë nevojë të respektohen”, ka thënë një qytetar tjetër.

“Unë jam pro asaj KS që ka qenë. Atë e ka dhënë KFOR-i. Unë jam rritë në Kosovë unë jam për Kosovën unë jam serb, por s’jam kundër askujt. Kosovën e du me gjithë zemër”, është shprehur qytetari.

E një vendim i tillë është pritur të ndodhë shumë më herët sipas Orgnen Gogiq nga shoqëria civile në Beograd.

“Çështja është se targat e tilla ka qenë plan të hiqen kohë më parë. Dikur tek marrëveshja e vitit 2011.  Bile unë kam menduar se ato do të hiqen vitin e kaluar. Kurti kur vendosi stikersa, në targat e veturave të qyteteve të Serbisë ka thënë se ky është momenti që edhe ato KM, PZ e të tjerat të hiqen fare, por siç duket ka hasur në rezistencë të serbëve. Kështu që ata e pauzuan vendimin e tyre. Por, tash me siguri do të bëhet”, ka thënë Gogiq

Nga ana tjetër Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol thotë se një vendim i tillë mund të ketë luhatje të vogël stabiliteti por sipas tij tregon shtrirje sovraniteti.

Përndryshe, sipas vendimit të djeshëm të qeverisë automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror.

Etiketa: Kosoveqytetare serbetarga

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha: Rama e ka zëvendësuar me Ballkanin e Hapur

Berisha: Ja pse e bllokoi Macron integrimin e Shqipërisë në 2020-ën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com