GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qytetarët skeptikë për suksesin e takimit të Ohrit

09:02 - 17/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët skeptikë për suksesin e takimit të Ohrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët në vend nuk presin shumë rezultate nga takimi i kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që do të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, thanë se është shumë vështirë që marrëveshja të nënshkruhet pasi ajo është duke u kundërshtuar nga Serbia. Qytetari Izet Zhuja tha se Serbia është në hall sepse nëse në Kosovë krijohet Asociacioni e njëjta gjë do t’i kërkohet edhe asaj që të krijojë për pakicat të cilat jetojnë atje. Ai tha se Serbia nuk është e interesuar që të zgjidhë problemin me Kosovën pasi sipas tij ajo është duke përfituar nga kjo situatë.

“Serbia është shumë e komplikuar në këtë moment, janë shumë ngjarje në Serbi që janë duke u zhvilluar në kohën e fundit pro dhe kundër Vuçiçit, pro dhe kundër Asociacionit sepse edhe Serbia është në hall. Nëse Kosova e bënë Asociacionin edhe katër pjesë të popujve të tjerë janë në Serbi që janë duke e kërkuar të njëjtën gjë.

Ai duke mos ditur se çka të bëjë është duke deklaruar se nuk e nënshkruaj, vetëm që të blej kohë e të harxhoj kohë sa më shumë që të mos zgjidhet çështja e Kosovës. Nuk ju intereson zgjidhja. Nëse Kosova stabilizohet ata do të humbin, sepse Kosova do të varet nga forcat e veta dhe të tjerëve.

Ata janë duke e shfrytëzuar Kosovën sepse Kosova është duke blerë gjëra ushqimore, ndërtimore lloj, lloj mallrash deri 1 miliard e gjysmë. Kështu që Serbisë nuk i konvenon që të nënshkruaj, unë nuk besoj që kanë me e nënshkruar.

Edhe nëse nënshkruhet do të duhet kohë derisa ta njohë Serbia Kosovën”, tha ai për EO. Qytetari Sabri Rexha, tha se nuk beson që në takimin e 18 marsit të nënshkruhet por që në atë takim do të merren vesh për format e zbatimit.

“Nuk e besoj këtë herë as që do të nënshkruhet, ndoshta do të merren vesh për ato të themi format e zbatimit e të tjera. Por se do ta nënshkruajnë në bazë të asaj që thotë Vuçiçi se pa e formuar Asociacionin, këta ende nuk kanë formuar një statut për Asociacionin.

Besoj që as njëri nuk është i interesuar që të nënshkruaj, por ta shtyjnë. Shpresojmë që presioni ndërkombëtar e bën të vetën edhe pranojnë. Populli të gjithë jemi lodhur jo vetëm nga ekonomia por edhe nga këto ofertat politike që po ofrohen, jo ka zgjedhje, jo s’ka”, tha ai. E qytetari Sali Puzhegu tha se Serbinë është shumë vështirë të arrihet marrëveshje, por që kjo mund të bëhet vetëm me presionin ndërkombëtar.

“Me Serbinë është shumë vështirë që të merremi vesh, ata janë njerëz që kurrë nuk e mbajnë fjalën. Ai Vuçiçi atë ditë e pranoj atë, kur u kthye në Beograd tha jo nuk e pranoj pa u formua Asociacioni. Kështu që Kurti është i vendosur, e ka pranuar ai edhe herën e kaluar; ka thënë se është i gatshëm që ta nënshkruajë. Me serbët është shumë vështirë, besoj që ka me u arrit se presioni ndërkombëtar është shumë i madh”.

EO

Etiketa: KosovaQytetaret skeptike per takimin e Ohrit

Lajme të lidhura

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë
Breaking Views

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët
Breaking Views

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
Para
Osmani takohet me Escobar para takimit të 18 marsit

Osmani takohet me Escobar para takimit të 18 marsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26

Brenda këtij mandatit, mazhoranca socialiste paralajmëron ndryshime kushtetuese. Kryeministri Rama pas mbledhjes me grupin socialist kërkoi ngritjen e një grupi...

Lexo më shumë
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

“Më mirë të mbyllet”, Rama: RTSH është dështim total, nuk i japim më asnjë lek

19:38 - 16/01/26
Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

Kontrolle të SPAK dhe BKH në Tiranë, hetimet bashkë me partnerë të huaj

19:27 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com