GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi komedi i Veliajt/ Qytetarëve iu prish shtëpitë, shpenzon 340 mln lekë për kolibe qensh

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi komedi i Veliajt/ Qytetarëve iu prish shtëpitë, shpenzon 340 mln lekë për kolibe qensh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtimi i Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj, po kthehet në një tragjikomedi që rëndon jetesën e qytetarëve. Në mënyrë absurde organizohen tenderë publikë me të vetmin qëllim përvetësimin dhe barra paguhet nga qytetarët. I tillë është tenderi i fundit, përmes të cilit Veliaj është kujtuar të blejë kolibe për qentë endacakë.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shtëpiza strehimi për kafshët endacake”, për të cilin do të shpenzohen rreth 340 milionë lekë. Tenderi është publikuar në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve me datë 18 prill 2023. Sërish prokurimi është bërë me shkelje ligjore, si çdo tender tjetër i Bashkisë Tiranë.

Këtë prokurim e ka fituar firma “ INERTI”, e cila kishte ofertën më të lartë, rreth 340 milionë lekë me TVSH.  Oferta është e njëjtë sa fondi limit, duke mos respektuar kështu një nga kriteret bazë të prokurimeve.

Ndërkohë, firma të tjera kanë paraqitur oferta me vlerë 260 milionë lekë, shumë më lirë se fituesi.

Pra, kontrata është dhënë me shkelje dhe me fitues të paracaktuar. Përveç kësaj, shtohet fakti se 340 milionë lekë janë shumë për të blerë disa kolibe për qentë. Në dokumente thuhet se do të blihen 228 shtëpiza të dy modeleve të ndryshme, prej druri dhe alumini. Por, nuk është përcaktuar se sa do të kushtojë një shtëpizë, apo sa qenë do të strehohen aty.

Duke marrë parasysh se 68 shtëpiza do të jenë prej druri dhe 142 të tjera prej metali, është e qartë që edhe çmimet do të jenë të ndryshme. Por, për të sjellë një ide të përafërt çmimi, sikur të marrim në konsideratë që të gjitha kolibet do të blihen me të njëjtin çmim në përspjetim me fondin limit 340 milionë lekë.

Rezulton se një kolibe do të kushtojë 150 mijë lekë.

Për gjithë këto shpenzime nuk sqarohet se si do procedohet me marrjen e qenve endacak dhe strehimin në këto shtëpiza. Në fakt, deri më sot jemi mësuar ta shohim Lali Erin të gënjejë. Kujtojmë se kryebashkiaku ka deklaruar se janë vaksinuar qentë endacak, por shumë prej tyre nuk kanë asnjë shenjë dalluese që të vërtetojnë se kanë marrë trajtim të tillë veterinar.

Madje një periudhë të gjatë Bashkia Tiranë i helmonte qentë endacak natën. Tani po përvetësohen sërish para në emër të qenve, duke thurur përrallën me shtëpiza druri.

Si ta besojmë këtë kryetar që nuk po strehon qytetarët. Sjellim si shembull banorët e pastrehë të zonës  së “5 Majit”, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit që ua ka prishur shtëpitë për t’u dhënë leje ndërtimi oligarkëve. Kujtojmë qytetarët e mbetur të pastrehë nga tërmeti që vazhdojë të jetojnë me qira. Kur nuk pyet për njerëzit, si mund të besojmë që Veliaj do t’u bëjë shtëpiza qenve endacakë?!

Lezo edhe:Berisha: Veliaj e ka humbur fushatën, ja mori flamurin Këlliçi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion VeliajkolibetenderVjedhje

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Vritet me thikë në mes të qytetit 49-vjeçari

Vritet me thikë në mes të qytetit 49-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com