GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetari u dhunua nga efektivët/ Policia: I ofendoi dhe i goditi i pari me grusht, ishte i dehur

08:44 - 09/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Qytetari u dhunua nga efektivët/ Policia: I ofendoi dhe i goditi i pari me grusht, ishte i dehur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqej një qytetar i gjakosur në pjesën e kokës dhe i neutralizuar nga dy efektivë të Policisë Rrugore, ku pretendohej se këta të fundit e kishin goditur me radio-marrës.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë situatën, e cila sipas tyre ka ndodhur më 5 Dhjetor në rrugën “Myslym Keta” dhe shtetasit F. Gj., i cili shfaqet në video,  është përfshirë në një aksident ku ka përplasur makinën me mjetin me drejtuese shtetasen R. M. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi patrulla e qarkullimit ka shkuar në vendin e ngjarjes, shtetasi F. Gj. dhe ka nisur të debatojë me shoferen R. M., me të cilën u përfshi në aksident. Sipas Policisë së Tiranës, efektivët e Rrugores ndërhynë për të qetësuar situatën, por shtetasi F. Gj. i ka ofenduar dhe më pas i ka goditur me grusht një prej efektivëve.

Në reagimin për mediat thuhet se pas shoqërimit në komisariat, testi i alkoolit i ka rezultuar me 0.82 mg/l dhe është arrestuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Efektivi i Rrugores që u godit nga shtetasui F.GJ. bëhet me dije se ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ju informojmë se:

Më datë 05.12.2024, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti me drejtues shtetasin F. Gj., është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M., dhe më pas shtetasi F. Gj. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shtetasen R. M., është rikthyer në vendngjarje dhe shtetasi F. Gj. së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, shtetasi F. Gj. ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, shtetasi F. Gj. nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar:
• Testi i parë: 0.82 mg/l
• Testi i dytë: 0.66 mg/l
• Testi i tretë: 0.71 mg/l.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit F. GJ. ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.

Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Etiketa: grushtPoliciqytetar

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit, nëna e të plagosurit: Djali i qëndron versionit se dy persona qëlluan me thikë

14 vjeçari Martin Cani mbeti i vrarë, shoku i tij i plagosur Luis Meçja niset për kurim në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com