GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Qyteti në mjerim/ Kreu i Dibrës, 800 mln lekë pa garë Qemal Kupës

15:31 - 29/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ky tender është i skuqur në shkelje.

Ky tender është i skuqur në shkelje.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e dhëna në tavolinë për biznesmenët e privilegjuar praktikohen edhe në  qytetet më të vogla. Këtu përmendim Dibrën, qytet i cili është listuar ndër në një më të varfërit në vend në 2021 nga Eurostat. Dhe nga viti në vit nuk shohim ndonjë përmirësim, për aq kohë sa çdo kryetar që vjen shpenzon fondet për tenderë abuzivë. Tashmë Dibra është nën drejtimin e Rahim Spahiut, i cili nuk mbetet pas për aferat me tenderët.

Me datë 25 nëntor 2022 kryebashkiaku i Dibrës ka mbyllur një tender me objekt “Ndërtim ujësjellësi për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat Brezhdan dhe Ushtelenxë”. Sipas dokumentit për këtë projekt do të shpenzohen rreth 800 milionë lekë. Ndërkaq punimet duhet të përfundojnë të paktën gjashtë muaj pasi t’i dorëzohet kompanisë sheshi për ndërtim. Ngritja e një ujësjellësi do të ishte një gjë e mirë për këto zona. Por qëllimi kryesor i këtij prokurimi duket se është përvetësimi i fondeve publike.

Ky tender është i skuqur në shkelje.

Open Data Albania evidenton se, tenderi është mbyllur pa zhvilluar një garë në respektim të ligjit. Konkretisht, në çeljen e prokurimit kanë paraqitur ofertë 6 kompani. Por, 5 prej tyre janë skualifikuar menjëherë nga gara, pasi nuk kanë paraqitur dokumente që të vërtetojnë nëse zotërojnë mjete “dumper me zinxhirë”. E çuditshme kjo arsye e gjetur nga organizatorët e tenderit! Në fakt të gjitha këto kompani kanë treguar se kanë edhe eksperienca të tjera në këtë shërbim dhe sigurisht që disponojnë të gjitha mjetet e nevojshme.

Por, Spahiu la në garë vetëm kompaninë “Kupa sh.p.k.”. Kjo firmë është themeluar nga Qemal Kupa dhe kishte si fushë aktiviteti vetëm veshjen e gomave. Më pas aksionet i kaluan të birit, Shkëlqim Kupës. Asaj kohe, pasi gjeti edhe miq të mirë në qeveri shtoi si aktivitet edhe ndërtimin në objektin e kompanisë. Shkëlqim Kupa, duke qenë se ka marrëdhënie mjaft të mira me kryebashkiakët, ka arritur që t’i marrë edhe Spahiut tenderin 800 milionë lekë pa konkurrencë.

Vjedhjet e Kupës

Shkëlqim dhe Qamil Kupa janë mjaft të njohur për pjesëmarrjen në tendera abuzivë, sidomos në vitet e fundit. Madje, në kohën kur e gjithë vëmendja ishte fokusuar tek zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Shkëlqim Kupa ka vazhduar në heshtje vjedhjen e fondeve publike. Në 15 prill 2021, pra 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare, Shkëlqim Kupa ka marrë një tender nga Bashkia Gjirokastër me vlerë 230 milionë lekë për rikualifikimin urban rreth stadiumit.

Me datë 23 mars, me anë të kompanisë tjetër, ‘Korabi 2007’, Kupa ka marrë tenderin e radhës në Bashkinë e Librazhdit, të cilën e ka kthyer si çiflig të vetin. Kupa është klienti kryesor i Bashkisë së Librazhdit. Nuk është e vështirë të kuptohet se më kë i ndan paratë.

Në 21 prill 2021, Kupa ka marrë një tender pa garë nga Bashkia e Selenicës, për rehabilitimin e kanalit Hasomat.

Ky tender shënon një vjedhje të paskrupullt. Fondi limit ishte 75 milionë lekë, ndërsa Shkëlqim Kupa e ka fituar me ofertë 85 milionë lekë.

Në 23 mars 2021, Kupa ka bërë një tjetër përvetësim, tashmë me bashkëpunëtorin kryesor të tij, kryetarin e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra. Kupa ka marrë me paracaktim tenderin për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zgosht. Fondi limit ishte 260 milionë lekë. Kupa e ka marrë tenderin me ofertë aq sa fondi limit, 260 milionë lekë. Nuk ka marrë pjesë në garë asnjë kompani tjetër. Siç e theksuam, faktet tregojnë se paratë e Bashkisë Librazhd menaxhohen nga i përhershmi Kupa.

Në 30 mars 2021, ka marrë një tjetër tender tashmë me vlerë të madhe 9.2 miliardë lekë nga Bashkia e Tiranës.

Në bashkëpunim me disa kompani të tjera, për ndërtimin e tubacionit të transmetimit Presioni Tunel- Partitar- Depo Daias. Fondi limit ishte 7.8 miliardë lekë, pra oferta është 2 miliardë lekë më e lartë se fondi limit. Kupa, nga klient i Xhelal Mziut, është kthyer në një nga klientët e Erion Veliajt dhe të çetës që e rrethojnë.

 

Në 5 mars 2021, Shkëlqim Kupa ka lidhur një tjetër kontratë me shokun që e pasuron, Kastriot Gurra të Libazhdit, këtë radhë me kompaninë ‘Korabi 2007’, për blerje ushqimesh. Fondi limit ishte 46 milionë lekë, ndërsa Kupa e ka marrë për 54 milionë lekë, pra 8 milionë lekë më shumë se sa fondi limit, bashkë me TVSH. Vjedhja është flagrante dhe alarmante!

Në 1 mars 2021, Kupa ka lidhur një kontratë me drejtorinë rajonale të OSSH në Durrës. Vjedhja është shokuese. Fondi limit ishte 192,601,245, pra rreth 2 milionë USD. Kupa e ka fituar me vlerë totale 227,660,252 lekë ose 2.3 milionë euro.

Gjithçka denoncuam sot, bazuar në dokumente zyrtare, firma dhe transaksione thesari, është vetëm një pjesë e sagës së vjedhjeve. Të dhënat tregojnë se në 2 vitet e fundit firma “Kupa” ka xhiruar 1,651,397,384.00 lekë tenderë me shkelje, të gjitha nga bashkitë.

Lexo edhe: Bashkia Dibër bën tenderin 140 milionë lekë, me vetëm një konkurrent

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Dibermiliard alekeopen data alabaniaQamil Kupared flagShkeqlim KupaSkandaltenderujesjlles

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
60 mijë deri në 1.2 mln lekë, ja pagesat për komisionerët më 14 maj

60 mijë deri në 1.2 mln lekë, ja pagesat për komisionerët më 14 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com