Gjendet i pajetë trupi i shtetasit A.S 77 vjeç në ujërat e lumit të Drinit të Zi, në fshatin Surroj të Kukësit. Sipas informacioneve, i moshuari vuante nga skleroza. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.
Discussion about this post