GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Habit ish-kreu i Policisë Rrugore: Shteti ka vjedhur me radarët kinezë! Kushtojnë 3000€, por blihen 50.000€

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Me dronë e radarë, policia zbarkon në autostrada, me shpejtësi 191 km/orë në rrugën e Kombit, ndëshkohet shoferi nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u kërkoi drejtuesve dhe efektivëve blu që drejtuesit e automjeteve të mos ndalohen pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësi-matëse dhe dronët.

Por, sa radarë ka realisht në terren? Ish-kreu i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti, u shpreh në “Aldo Morning Show” se nuk ka mjaftueshëm radarë për të kapur shkeljet rrugore.

“Nuk i kemi parë radarët, mo vëlla. Dëgjo, një ose dy radarë nuk mund të zgjidhin punë. Të lutem”, tha ai.

Për funksionimin e radarëve, Ahmeti u ndal te një eksperiencë personale, në vitin 2010, kur ai ndodhej në terren. Gjatë një kontrolli në autostradë, radari regjistroi gabimisht një kamion duke ecur me 160 km/orë. Pas verifikimit praktik nga vetë polici, rezultoi se kamioni nuk e kalonte 95 km/orë. Në fakt, radari kishte kapur shpejtësinë e një makine tjetër në korsinë e shpejtësisë, por kishte fotografuar kamionin si shkelës.

“Të tregoj një situatë të vërtetë, që edhe komuniteti të kuptojë se sa e shkelim ne si policë. Kishim vënë radarin në autostradë, në vitin 2010. Po fokusonim mjetet që ecnin me shpejtësi. Në një moment, radari kap një mjet trailer, maune i thotë populli, ose kamion i madh, rreth 30 e ca ton. Edhe 160 tregonte aparati. U tensionuam. Ndaluam automjetin. Filloi shoferi duke protestuar “në mënyrë kategorike”. Ne në një farë mënyre po i kërkonim llogari si mundesh ti me ec me 160, jo i thoshim, a e sheh në radar. “Në mënyrë kategorike”. Tha: “Mos më prekni bukën e kalamajve, se ky mjet nuk e kalon 95 km/orë”. U detyrova, i hipa vetë kamionit, futa kartën time për ta provuar. Kamioni nuk e kalonte 95. Okej, tani stop operacionit. U ktheva për të marrë katalogun e radarit që më kishte pajisur shteti nga fillimi deri në fund të gjitha. Dhe konstatova: janë dy korsi, ai detektonte makinën që ecte në korsinë e shpejtësisë dhe kishte fotografuar kamionin”, u shpreh ai.

Marrë shkas nga kjo ngjarje, Ahmeti tha se asokohe bëri një relacion, dhe rezultoi se pajisjet ishin të përshtatshme vetëm për rrugë me një korsi dhe jo për autostrada.

Ish-kreu i Rrugores pretendoi se këta radarë, të cilësuar prej tij kinezë, ishin blerë me çmim shumë më të ulët, rreth 3 mijë euro, por i ishin shitur shtetit me një vlerë prej rreth 50 mijë euro.

“Dhe unë bëra një relacion, nga A te ZH. Se do ju tregoj të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Flas për vitin 2010-2011. Këta radarët i kishin blerë 3 mijë euro. I kishin shitur shtetit 50 mijë euro. Po, tetë radarë kishim. E bëra një relacion: këta janë vetëm radarë kinezë, por janë vetëm për rrugët interurbane dytësore, nga një korsi për sens. Vetëm një makinë mund të detektojë. Nëse vjen një makinë paralel, e detekton, por nuk kishte një përputhje mes detektimit dhe fotografimit të mjetit. M’i hoqën mua radarët dhe i çuan nëpër qytete. Me ata radarë kanë hedhur grepin dhe kanë mbushur xhepin, jo vjedhje, super vjedhje kanë bërë. Ku dua të dal: vërtet teknologjia, por teknologjia duhet të jetë patjetër e certifikuar nga metrologjia”, tha ai.

Në fund, Ahmeti pretendon se pas vitit 2013, disa punonjës policie kanë blerë vetë radarë në mënyrë private, pra jashtë procedurave zyrtare të institucionit.

“Çfarë ka ndodhur me policët, kanë blerë radarë në mënyrë private, pas 2013. A doni të vërtetat? Kjo është e vërteta”, përfundoi ai.

Etiketa: Policiradare

Lajme të lidhura

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari, Gjykata jep masën “arrest në shtëpi” për Viktor Ruçin

18:42 - 11/05/26
Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh
Aktualitet

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh

18:12 - 11/05/26
Para
Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Gratë dominojnë garën për vendet e punës në administratë, mbajnë 62.7% të aplikimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Lexo më shumë
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com