GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Radikalizim i aksionit opozitar, Këlliçi: Nga ngujimi e greva e urisë te zjarri në Parlament

20:44 - 26/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Radikalizim i aksionit opozitar, Këlliçi: Nga ngujimi e greva e urisë te zjarri në Parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, ish-deputet i PD-së dhe drejtues i degës së kësaj partie për Tiranën, paralajmëroi një radikalizim të aksionit opozitar.

Madje ai përmendi disa nga skenarët, si ngujimi në sallën e Kuvendit, grevë urie, madje edhe vënien e flakës së Parlamentit.

Nga studio e A2 CNN, Këlliçi ka deklaruar se opozita ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar.

“Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar qëPparlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD.

Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën. Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

Debatet për Amnistinë Penale, për Belind Këlliçin nuk janë gjë tjetër veçse një sherr mes Qeverisë dhe një pakice që ka në fokus vetëm pazaret me Edi Ramën, referuar këtu opozitës së Lulzim Bashës.

“Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë. Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi.

I ftuar në studion e A2 CNN, Belind Këlliçi ka sjellë të gjitha argumentet se përse Partia Demokratike këmbëngul për karrigen e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Duke thënë se opozita e PD, po i shkon pas fillit qeverisë që Edi Ramës, shtoi se rrezikohet që kjo reformë të shndërrohet në një mjet për çimentimin e pushtetit të kryeministrit. Nga ana tjetër, ai theksoi se në rast se Oerd Bylykbashi do ishte bashkëkryetar, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Mollë sherri, jo për karrigen si funksion formal në bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës, aty ka një instrument shumë të fortë që bashkëkryetari ka të drejtën e vetos, pra në momentin që ne nuk biem dakord, se ne nuk jemi dakord me sistemin aktual, ne duam votën e diasporës, ne e dimë që kjo mazhorancë nuk e duan, por nëse bashkëkryetarin e do e ketë PD, ai do vinte veton për këtë çështje. Zgjedhjet me prim favorizon partinë në pushtet, nëse ky propozim do vinte nga Basha dhe vjen në tavolinë për miratim dhe PS jep miratimin, kjo do ishte një thikë pas shpine dhe shërben për të çimentuar Ramën në pushtet, këtë Bylykbashi do e refuzonte”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi u ndal edhe të çështja e vulë së Partisë Demokratike. Ai tha se duhet marrë një vendin, cilido qoftë ai, edhe kundër, por mjafton që t’i jepet fund “këtij makthi”, siç Këlliçi e quajti.

“Të marrë fund ky makth, ore le të vendosin dhe kundër vetëm të marrë fund, kjo nuk ndodh sepse kështu do qeveria”, u shpreh Këlliçi në A2 CNN.

Etiketa: aksioniKryesore1kuvendOpozita

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
“Keni lënë kokrrën e namit”, Fationi kundër Julit, Romeos e Gazit

"Keni lënë kokrrën e namit", Fationi kundër Julit, Romeos e Gazit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com