GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rahim Spahiu fshin 8 firma për Gëzim Islamin, i jep 270 MLN lekë për kanalizimet e Peshkopisë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rahim Spahiu fshin 8 firma për Gëzim Islamin, i jep 270 MLN lekë për kanalizimet e Peshkopisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Rahim Spahiu ka zgjedhur patriotin e tij Gëzim Islami për të riparuar rrjetin e kanalizimeve të qytetit të Peshkopisë. Spahiu vazhdimisht firmos prokurime ku duken qartë fituesit e paracaktuar. Në këtë renditje hyn edhe tenderi i shpallur më datë  23 prill 2024, me objekt “Studim, projektim, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impianti i pastrimit të qytetit Peshkopi”.

Në dokument theksohet se do të bëhet rikonstruktimi i kanaleve ekzistuese.

“Rikonstruksioni dhe ndërtim i rrjetit të kanalizimeve në gjendje të amortizuar, kolektorët kryesorë përfshirë pusetat në të gjithe zonën e studimit. Masat përfshijnë rehabilitimin/ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura”.

Bëhet fjalë për kanalizimet në pjesën e qyteti. Kjo është një sipërfaqe relativisht e vogël dhe ndoshta peshën kryesore e zë vendosja e impiantit të pastrimit.

Qyteti i Peshkopisë ka një rrjet të kanalizimeve të ujërave të ndotura, tejet të amortizuar, ku nuk janë bërë ndërhyrje në 25 vitet e fundit. Aktualisht ujërat e ndotura janë problem, pasi edhe derdhen në përroin e Peshkopisë (përroi i llixhave), nuk kanë një Impiant të Pastrimit të tyre.

Ky tender është një nga ato rastet kur sipërmarrësit i jepet edhe guri edhe arra në dorë. Pra, firma duke qenë se do ta bëjë vetë projektimin, do të përcaktojë po ashtu vetë kostot e ndërhyrjes në rrjet.

Dhe duke qenë se fitimi është i madh, pjesëmarrja në tender ka qenë e lartë. Fillimisht janë paraqitur 9 oferta për këtë prokurim, por 8 prej tyre janë skualifikuar menjëherë nga gara dhe ajo çka bie në sy është se 4 oferta janë eliminuar me argumentin se ka ofertë më minimale të përllogaritur sipas AK, pra anomalisht të ulët.

Duket sikur bashkia kërkon ta bëjë riparimin e kanalizimeve patjetër me koston më të lartë. Duke shfrytëzuar një ndryshim të bërë në ligj për rastin e ofertave anomalisht të ulëta, bashkia nuk i ka dëgjuar kompanitë se si e kanë llogaritur vlerën e propozuar. Tashmë me ndryshimin e bërë në ligjin mbi prokurimet, kur fondi limit është mbi vlerën e ulët, vendimi për skualifikim për “oferta anomalisht të ulëta” merret pa i thirrur kompanitë për shpjegime.

 

Nëse shohim në dokument oferta e bashkimit të operatorëve HUK-Projekt” sh.p.k & Shoqëria “A. SH. Engineering” sh.p.k. & Shoqëria “ERSI/M” sh.p është në vlerën 23,920,000 lekë të reja, pra rreth 1 milionë lekë më shumë se oferta e kompanisë fituese, që kishte vlerën 23,917,750 lekë të reja. Ndërsa 3 oferta të tjera janë minimalisht 2 apo 4 milionë lekë më të ulëta.

Atëherë nëse Bashkia gjykon se janë vlera shumë më të ulëta se fondi limit 27 milionë lekë, pse nuk e ka përjashtuar edhe ofertën e firmës “ERALD-G” sh.p.k.?

Tenderi është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, duke treguar riskun e korrupsionit. Kështu, pasi u eliminua tërësisht konkurrenca, më datë 29 maj 2024 është njoftuar se fitues i këtij tender është pikërisht “ERALD-G” sh.p.k, në pronësi të  Gëzim Islamit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDiberKANALZIME tenderpeshkopiRAHIM PSAHIUSkandal

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse për vajzat dhe gratë

Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse për vajzat dhe gratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com