GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli gati për në SPAK, i jep Gjikurisë tenderin 500 milionë lekë me ofertën më të lartë

12:05 - 12/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Rakip Suli gati për në SPAK, i jep Gjikurisë tenderin 500 milionë lekë me ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse futesh në tavolinën e koncesionarëve dhe “investitorëve strategjikë” të Ramës, të hapen dyert e të gjitha bashkive të fitosh tenderë pa garë. Një nga këta është edhe oligarku i ndërtimit Florenc Gjikuria, pronar i firmës “Gjikuria” sh.p.k. Ai ka marrë një numër të lartë të tenderëve gjatë qeverisë Rama, ku pjesa më e madhe skuqin nga shkeljet. Rama e ka këtë biznesmen të përkëdhelurin e tij. Pak javë më parë ai siguroi 9 mijë metra tokë në Dhërmi si një dhuratë nga qeveria. Dhe që të sigurojë paratë për ndërtimet në bregdet me firmën tjetër “WHITE ROADS HOTEL”, u është turrur tenderëve të fondeve publike.

Kështu, më datë 10 tetor, në Agjencinë e Prokurimeve është mbyllur tenderi me objekt  “Ndërtimi i Rr.”Shën Gjergji”+Rr.”Ali Pashë Gucia”+Rr.”Arbëria”+seg. Pingul me Rr.’Selishtë’+Rr.’Vorë’”. Ky prokurim është hapur nga Bashkia Kamëz, e cila do të shpenzojë për rregullimin e tyre 55 870 362,00 lekë.

Në dokumentet e tenderit tregohet se në garë kanë marrë pjesë 5 kompani. Të gjitha janë skualifikuar nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, katër prej tyre me argumentin se nuk kanë dorëzuar dokumentet origjinale që nevojiten. Në fakt, si pas ligjit në këtë rast, Bashkia Kamëz si Autoriteti Kontraktor duhej që t’i vinte në dijeni kompanitë për këtë mungesë dhe t’iu lërë një afat për dorëzimin e plotë të dokumenteve.

Por, Suli nuk e ka bërë këtë pasi në këtë rast i duhej të gjente një justifikim që të skualifikonte kompanitë e tjera. Kësisoj, Gjikuria në bashkëpunim me kompaninë “BONUS”shpk, edhe pse ofroi ofertën më të lartë u shpall fituese. Nga shqyrtimi i dokumenteve evidentohet se të paktën dy nga kompanitë kanë paraqitur oferta 10 milionë lekë më lirë se Gjikuria, por të dyja janë skualifikuar pa iu dhënë një argument konkret. Në këto kushte, në shkelje të rregullave kryesore të prokurimeve, Open Data Albania e ka renditur këtë tender me “Red Flag”, duke theksuar riskun e lartë për korrupsion dhe cenim të konkurrencës.

Gjikuria e tenderëve të shtrenjtë

Kompania “Gjikuria shpk” njihet si kompania që rrëmben gjithmonë tenderat me vlerat të larta. Sakaq, kujtojmë këtu se kjo kompani ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet. Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, Gjikuria ka përfituar një shumë marramendëse për tenderët që shkojnë deri në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro, pjesa më e madhe e këtyre e fituar gjatë qeverisjes Rama. Sipas të dhënave të grumbulluara nga “Open Data Albania”, deri në muajt e parë të vitit 2021, Gjikuria ka xhiruar 100 milionë euro tenderë dhe koncesione, ku dominojnë tenderët nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Bashkia Tiranë

– Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00

– Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I-  94,900,888.00

– Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I – 169909814.5

– Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga Qemal Stafa – rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl Lidhur- 161,221,244.00

Në bashkitë e tjera

– Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00

– Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam   34160214.7

– Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ”Spiro Gjiknuri’, Himarë- 42,631,935.00

– Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00

– Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel Butrinti deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00

Tenderat e fituara në bashkëpunim me kompanitë e tjera

– Bashkia  Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, Gjikuria & RT – 30,561,535.5

– Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë – Gjikuria shpk dhe Sinder Ab shpk 16,748,769.00

– Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi GJIKURIA  & 4 A-M shpk 470,353,557.45

– Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I – Ante Group-Gjikuria 506,696,943.00

– G.P.G. COMPANY SHPK & GJIKURIA SHPK – 114,677,817

– Lushnjë- Rikonstruksion i shkolle 9-vjeçare 4 Dëshmorët 41,463,186.00

– Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme Shaban Çollaku 73,214,631.00

– BAJRAMI N. SHPK – GJIKURIA – 5 tendera 198,272,498  lekë

Kontrata në Shëndetësi

– Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër  27,372,487 lekë

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin 36,861,650.83 lekë

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtese dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50

Kontrata publike me Fondin e Zhvillimit Shqiptar

– Shtatë tenderë për ndërtim të rrugëve në vlerën e 1,235,199,150 lekëve

Si përfundim, Gjikuria nuk thotë shprehjen “Hapu Sezam”, por “Hapa Rama” dhe tenderët i fiton sa hap e mbyll sytë. Por, i kujtojmë Kryebashkiakut Suli, se deri tani, në burg kanë shkuar kolegët të tij, jo oligarkët!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBashkia KamezFloren Gjikuriakryesore2Krysore2ndertim rrugesRakip Sulired flagtender

Lajme të lidhura

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli
Breaking Views

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli

13:10 - 26/04/26
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin
Breaking Views

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë/ Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin

22:54 - 24/04/26
Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci
Breaking Views

Afera 1 MLN Euro: AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci

19:12 - 23/04/26
Para
Rritja e çmimeve, Kosova hap “thesin”:100 euro mbështetje për çdo pensionist

Rritja e çmimeve, Kosova hap “thesin”:100 euro mbështetje për çdo pensionist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com