GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli harxhon për Vitin e Ri 13 milionë lekë vetëm për tasa e tenxhere, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli harxhon për Vitin e Ri 13 milionë lekë vetëm për tasa e tenxhere, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, duket se po përgatitet bindshëm për festat e fundvitit, madje po mendon edhe në detajet më të vogla, për enët e kuzhinës.

Së fundmi Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Blerje ene kuzhine’, me fond limit 13 milionë lekë. Në pamje të parë do na dukej çudi që bashkia të blejë kaq shumë enë kuzhine për bashkinë, por deri më tani tregohet destinacioni. Do të gëzoheshim nëse këto pajisje do të shërbenin për hapjen e ndonjë mense sociale, por bashkia mendon vetëm për vete.

Kështu për llogarinë të vetën bashkia Kamëz ka zhvilluar procedurat në shkelje të ligjit për të blerë tasa, lugë, blender, tenxhere e enë të tjera, si dhe pjanurë, lavatriçe, lavastovilje, aspirator etj.

Për këto blerje 13 milionë lekë shpenzime janë shumë,  për më tepër që kontratat mban “Flamurin e Kuq”.

Open Data Albania vlerëson se tenderi ka risk për korrupsion.

Sipas të dhënave, thirrja për oferta është shpallur më 21 tetor 2024 dhe ka qëndruar e hapur 10 ditë. “GENERAL PLUS” dhe “MURATI D” ishin dy kompanitë që dorëzuan oferta. Ky i fundit kishte ofertën më të lirë me vlerë 11 milionë lekë, por komisioni i Sulit e ka përjashtuar nga gara në fazën e  parë me argumentin se nuk plotëson kriteret.

Konkretisht, në dokument shpjegohet se “Murati-D” shpk ka deklaruar se disponon dy automjete për transport, por në fakt ka dorëzuar dokumentacionet vetëm për njërin prej tyre.

Po përse duhen kaq shumë makina për të transportuar këto enë kuzhine?

“Operatori ekonomik “Murati-D” shpk nuk plotëson pikën 2.3.3, pasi pavarësisht se operatori ekonomik “Murati-D” SHPK, ka deklaruar se disponon 2 (dy) mjete transporti konkretisht lloji i mjetit DAF me targë AA852 PF, dhe lloji i mjetit ATP me targë AA327 JB, ka depozituar dokumentacion vetëm për mjetin me targa AA852 PF nga ku rezulton se: 1. Kontrollit teknik të mjetit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë më datë 01.11.2024”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Por komisioni ka “harruar” një detaj të vogël, që për këtë mungesën e këtij dokumenti operatori duhej të vihej në dijeni, pasi ka gjasa të ketë patur ndonjë keqkuptim, shto këtu faktin që kishte ofertën më ekonomike.

Kontratat është publikuar 1 muaj pasi është mbyllur tenderi, më datë 3 dhjetor 2024. E po t’i gëzojë enët e reja kryetari Rakip Suli dhe stafi i tij!

Këto janë thërrime për Sulin, sepse bëmat e tij me fondet e bashkisë kanë shkuar deri në SPAK. Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj.

Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Qysh nga thirrja në SPAK, Suli për të shpangur përgjegjësinë penale, ka autorizuar nënkryetaren e bashkisë Rebeka Sulejmani që të firmosë tenderat.

Ndërkohë, i shqetësuar nga hetimet e SPAK, Suli ka autorizuar nënkryetaren Rebeka Sulejmani që t’i firmosë letrat e tenderave të mësipërm.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimblerjelugeRakip Sulired flagtasatendertenxhere

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Vrau Martin Canin, 14-vjeçari Mario Përlleshi kërkon zbutje të masës së sigurisë

Vrau Martin Canin, 14-vjeçari Mario Përlleshi kërkon zbutje të masës së sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar kështu ditën e 167-të...

Lexo më shumë
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com