GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli hedh 1 MLN Euro për asfaltimin e rrugicave të  “Berluskonit”, dhurata për Sadik Lumin dhe Luan Balin 

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rakip Suli hedh 1 MLN Euro për asfaltimin e rrugicave të  “Berluskonit”, dhurata për Sadik Lumin dhe Luan Balin 

Rakip Suli hedh 1 MLN Euro për asfaltimin e rrugicave të  “Berluskonit”, dhurata për Sadik Lumin dhe Luan Balin 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Kamëz do të harxhojë 1 milion euro për disa rrugica ku secila nuk është më e gjatë se 300 metra të cilat do të asfaltohen para zgjedhjeve.

Këto fonde janë shpërndarë në dy tenderë të organizuar nga stafi i kryebashkiakut Rakip Suli. Prokurimi i parë ka si objekt “Ndërtim Rrugët “Ernest Koliqi+Sander Prosi+Rikonstruksion rruga Silvio Berluskoni+Rruga Qemal Stafa”. Të  katër rrugicat në total kanë një shtrirje rreth 1,1 km, janë ekzistuese dhe rezultojnë të asfaltuara, por kanë nevojë për përmirësim të shtresave, pasi u ka munguar mirëmbajtja.

 

 

 

Në këtë projekt parashikohet gjithashtu ndërtimi i trotuareve dhe përmirësimi i kanaleve kulluese, por jo ndriçimi. Gjithsesi, Suli nuk është kursyer fare, por ka vendosur të shpenzojë 626 milionë lekë, për këto 4 vepra.

Ndoshta më vonë auditimi do të nxjerrë me saktësi se si është fryrë fondi limit për këtë projekt. Por tashmë është evident fakti se janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit në tender përveç fituesit.

 

11 kompani ka skualifikuar këtë radhë komisioni i Sulit, për të shpallur fitues pa konkurrencë operatorin NDERTIMI shpk, në pronësi të Luan Balit.

 

Kompani shumë të njohura ndërtimi si  “KOMBEAS”, “AGRI CONSTRUCTION” & “COMPANY RIVIERA 2008”, |S I R E T A 2F”,  “NDREGJONI”, “DESARET COMPANY” & “Rrugë Sinjalistikë Mirëmbajtje & Hidro Company”, “BEQIRI”, “SHPRESA – AL”, janë skualifikuar në këtë tender për argumente të pabesueshme. Sipas komisionit, këto firma “nuk kanë dorëzuar kontratë për furnizimin me bordura betoni”, “ofertë anomalisht e ulët”, “mungesë stafi inxhinierik”, “nuk kanë kryer punë të ngjashme më parë”,  “nuk kanë inxhinierë transporti”.

Open Data Albania i ka vendosur këtij prokurimi “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Kjo është edhe një sinjal për institucionet përgjegjëse se në këtë rast kemi të bëjmë me një aferë që duhet hetuar.

Dy “të kuq” në një ditë

Suli është një makineri tenderash që nxjerr pa pushim para të buxhetit për rrugët që i ka rregulluar dhe vazhdon t’i asfaltojë.  Në të njëjtën ditë, Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt  “Ndërtim Rruga paralel me rrugën “Lidhja e Prizrenit”+ Rrugën paralel me rrugën “Ibrahim Rugovën”. Siç e shihni bëhet fjalë për rikonstruksionin e 2 rrugicave kryesore dhe degëzime të tyre, me shtrirje totale 6,3 km rrugë.

Në dokument parashikohet se në këto rrugica thjesht do të bëhet rehabilitimi i shtresës asfaltike, punimet do të zgjasin 3 muaj dhe do të shpenzohen 455 milionë lekë. Theksojmë në këto shifra nuk është përfshirë TVSH, që do ta bëjë akoma më të lartë vlerën e kontratës.

Ndërkohë, APP  i regjistron kontratat pa kontroll, me sa duket në pritje të vendosjes së sistemit AI për tenderat.

Në këtë prokurim Suli ka përjashtuar 17 oferta të tjera, vetëm për t’i shtruar rrugën me para firmës  
KLAJGER KONSTRUKSION SHPK
, në pronësi të  Sadik Lumit, i cili njihet për aferat e panumërta që gëzon me Bashkinë Tiranë dhe atë të Kamzës.

Firma e tij u gjend vetëm, pa asnjë konkurrent përballë, në ditën që u zhvillua tenderi, Pa konkurrent nuk ka sens të zhvillohet një prokurim me vlerë të tillë, megjithatë Lumi u shpall menjëherë fitues! Open Data Albania i vendosi edhe këtij tenderi “Flamurin e kuq”.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Qysh nga thirrja në SPAK, Suli për të shpangur përgjegjësinë penale, ka autorizuar nënkryetaren e bashkisë Rebeka Sulejmani që të firmosë tenderat.

Ndërkohë, i shqetësuar nga hetimet e SPAK, Suli ka autorizuar nënkryetaren Rebeka Sulejmani që t’i firmosë letrat e tenderave të mësipërm.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimKamëzrakips ulired flagrikonstruktimtender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Euro U-17 për vajza, Shqipëria, gati për sfidën ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”

Euro U-17 për vajza, Shqipëria, gati për sfidën ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com