GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i bën dhuratë Yzedin Boxhajt 886 milionë lekë për asfaltin e një rruge

14:37 - 06/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Rakip Suli i bën dhuratë Yzedin Boxhajt 886 milionë lekë për asfaltin e një rruge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taksat e qytetarëve të Kamzës po i merr asfalti dhe betoni. Kjo është gjetje e kryetarit të bashkisë, Rakip Suli për të konsumuar me shpejtësi fondet që i ndan më grup biznesmenësh që fuqizojnë pushtetin e tij politik dhe ekonomik  Një ditë më parë Gijotina.com denoncoi për 370 milionë lekë që shpenzon Suli për arnimin e rrugicave të një lagjeje.

Nuk ka zgjatur shumë dhe është nënshkruar një tjetër kontratë për rrugë, sërish pa garë!

Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me objekt  ‘Ndërtim Rruga “BETIM MUÇO”’ me fondin limit 73872155,2 lekë. Nëse llogarisim edhe TVSH, kjo kontratë mund të shkojë deri në 886,465,862 lekë. Në dokumentet shoqëruese Suli e përshkruan mirë se duhet patjetër investim në këtë rrugë, pasi është një zonë në zhvillim, ku gjithmonë po ndërtohen godina të reja të bizneseve, pasi është një zonë industriale. Zona ka vërtetë nevojë për ndërhyrje, pasi një pjesë e saj nuk është e shtruar me asfalt, gjithsesi rruga ekziston. Pra, fjala e gjetur duhet të ishte riparim, rikonstruksion, por zgjidhet termi ndërtim për arsye të tjera.

Pra, këto përshkrime nuk e justifikojnë dot vlerën e lartë që po shpenzon Suli dhe shkeljen e rregullave të prokurimit.

Në fakt, që kur ka ardhur në krye të bashkisë Rakip Suli, nuk rezulton që ndonjë tender rruge të jetë zhvilluar sipas ligjit.

Kështu është përsëritur skena e “skualifikimit të të gjitha ofertave, përveç fituesit”. Edhe pse u dorëzuan 9 oferta për këtë tender, në fazën finale mbeti vetëm njëra, pa konkurrentë përballë.

Sipas dosjes së tenderit del se “NDERTIMI” shpk kishte ofertën më të lirë, me vlerë 566 milionë lekë pa TVSH, i cili i përjashtua menjëherë se nuk dorëzoi në kohë dokumentet për sigurimin e ofertës. Menjëherë u skualifikuan edhe 3 firma të tjera për mungesë dokumentacioni. Dhe deri në këtë pikë pritej që të shkohej në fazën finale me 5 konkurrentë që të garonin.

Por, pa dhënë asnjë argument, stafi i Sulit ka larguar edhe 4 kompani të tjera, për t’i hapur rrugë firmës “SHENDELLI” SHPK, në pronësi të Yzedin Bozhajt. Me këtë kompani është firmosur kontrata në shkelje të ligjit. Në këto kushte, “Open Data Albania” e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që shënjon riskun e korrupsionit.

 

Bozhaj është në listën e biznesmenëve që po favorizohen hapur të marrin kontrata për punë publike edhe jashtë kapaciteteve dhe kritereve.

Paralelisht me tenderin e bashkisë Kamëz, Besion Ajazi i Gramshit hodhi 1 milion euro për asfaltin e një rruge 5 km, kontratë të cilën ia bëri dhuratë Yzedin Bozhajt përmes një tenderi fiktiv.

Më 2 shtator 2024 është shpallur fituesi i tenderit me objekt  ‘Rikonstruksioni i rrugës Fshati Mashan, Njësia Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh’. Pa garë fare paratë kaluan tek bashkimi i operatorëve ’TOTILA” SHPK & “Shendelli” SHPK.

Kompania “Shëndelli” i ka “të zëna” duart edhe me disa tendera të tjerë të përfituar së fundmi.

Kjo është një arsye që Suli ta skualifikonte nga gara kompaninë e Bozhajt, sepse është angazhuar gjetkë me forcat dhe mjetet e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Bozhaj favorizohet nga Suli. Vitin e kaluar, më 24 tetor kjo kompani mori me “Flamur të kuq” tenderin me objekt me objekt “Ndërtim Rrugët “Ahtisari +Vaqarr + Vllazërimi ”. Për këtë prokurim ishte vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 500 milionë lekë.

Kjo kompani ka përfituar procedura prokurimesh publike me vlerë mbi 10 miliardë lekë nga bashkitë e Shqipërisë, ku ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë më të famshme të oligarkëve të ndërtimit. 3.8 miliardë lekë për 2 tendera në sektorin e Shëndetësisë. Në sektorin e Ndërmarrjeve Publike është fitues i dy tenderave në bashkëpunim me NGRACAN 1934 për një tender me vlerë 242 Milionë Lekë dhe me LTE Construction në një tender me vlerë 245 milionë lekë. Përsa i përket FZHSH, Bozhaj ka përfituar dy kontrata të frikshme me vlerë mbi 7.7 miliardë lekë pa TVSH.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023.

SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimopen data albaniaRakip Sulirikonstruktimrrugetendertender pa gareyzedin bozhaj

Lajme të lidhura

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Begaj bën tender sekret për rikonstruksionin e Presidencës, në lojë janë 3.42 miliardë lekë
Breaking Views

Begaj bën tender sekret për rikonstruksionin e Presidencës, në lojë janë 3.42 miliardë lekë

14:41 - 10/06/25
Anuela qeras me “Shportën e bebeve” biznesmenin e skandalit “Phoenix” me puset e naftës
Breaking Views

Anuela qeras me “Shportën e bebeve” biznesmenin e skandalit “Phoenix” me puset e naftës

14:06 - 09/06/25
Para
Dorëhiqet drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Dorëhiqet drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit
Botë

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit

21:04 - 12/06/25

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në...

Lexo më shumë
Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com