GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli i fal 700 MLN lekë Lush Osmanit për arnim rrugësh

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rakip Suli i fal 700 MLN lekë Lush Osmanit për arnim rrugësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vazhdon të shtrydh fondet e për rrugët në zonat periferike të Kamzës dhe të kënaqë disa biznesmenë që bashkëpunojnë në abuzimet me tenderët. Kështu, arnimi i gropave në këtë bashki ka kosto të lartë sepse ka brenda edhe çmimin e korrupsionit.

Këtë herë, Suli prezanton riparimin në rrugët Ramadan Sino+Lukovë+Linie+Butrint. Bëhet fjalë për tenderin me objekt Rikonstruksion Rruga “Nënë Tereza”+ Ndërtim Rrugët ” Ramadan Sino+Lukove+Linie+Butrinti+ seg.pingul me rrugën Fushë Arrëz”, për të cilin janë parashikuar të investohen rreth 700 milionë lekë.

Këto rrugica janë ekzistente dhe të shtruara, por duke qenë se nuk janë mirëmbajtur nga bashkia janë amortizuar.

Tashmë rikonstruksioni i tyre do të nxjerrë nga arka 700 milionë lekë, që Suli i ndan pa garë. Edhe kur ka shumë oferta për një prokurim, kryetari sërish zgjedh të eliminojë konkurrencën dhe çdo pengesë për t’i çuar lekët tek miqtë e tij.

Janë 20 kompani që kanë paraqitur interes për këtë tender dhe sërish kontrata u dha pa garë. Kjo ndodhi për shkak se 19 propozime, Suli as nuk ka marrë mundimin që t’i shqyrtojë, por i ka skualifikuar që në fazën e parë. Pra, raportohet si e suksesshme vetëm oferta e kompanisë  Shpresa-Al SHPK, në pronësi të biznesmenit të njohur Lush Osmani.

Për këto shkelje të rregullave të ligjit mbi Prokurimet Publike, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq” këtij tenderi, si kambanë alarmi për riskun e korrupsionit..

Kush është Lush Osmani

Lush Osmani është një nga ‘skifterët’ e tenderëve, që i ka shpëtuar drejtësisë dhe tashmë vazhdon abuzimet pa frikë. Biznesmeni përfiton fonde të mëdha përmes Shpresa.al, por edhe kompanive të tjera që ai zotëron.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani. I dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij. Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i qeverisë për tenderët.

Ndërsa kryebashkiaku Suli, pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është marrë nën hetim nga SPAK.

SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë edhe për  disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit pas tërmetit.

 

Etiketa: abuzimRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
VIDEO/ Rike përqafohet me Meritonin: Ma zbukuron mëngjesin…

VIDEO/ Rike përqafohet me Meritonin: Ma zbukuron mëngjesin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës
Aktualitet

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat...

Lexo më shumë
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

Pedagogët dhe studentët heqin karriget e Ramës para Kryeministrisë: Refuzojmë dialogun!

11:09 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com