GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli ndan 5 MLN euro me firmën e ish-komandantit të Gardës, fshin konkurrentët dhe mban ofertën e shtrenjtë

13:25 - 30/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Rakip Suli ndan 5 MLN euro me firmën e ish-komandantit të Gardës, fshin konkurrentët dhe mban ofertën e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli nuk mund t’ia lërë 5 milionë euro cilitdo, por i skualifikon të gjithë përveç kompanisë që është paracaktuar. Tashmë e dimë se kryetari i bashkisë Kamëz, Suli nuk pyet për as për ligjin mbi prokurimet, as për paratë që dalin nga buxheti i shtetit. Prioritet është ndarja e fondeve me oligarkët, të cilët i fuqizojnë Sulit pushtetin politik dhe ekonomik.

Edhe ndërtimi i ujësjellësit të ri të Valiasit ndjek skemën e njohur në zhvillimin e tenderave fiktivë. Objekti është ‘Rrjeti shpërndarës i furnizimit me ujë dhe te KUZ te zonës se Fruti Kulturës, Valias i Vjetër, Bashkia Kamëz’, me fond limit 5 milion euro. Këto lekë, Rakip Sulit dhe drejtorit të ujësjellësit Eris Martini, i erdhën nga fondi i akorduar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve sipas shkresës nr.1492 prot., date 20.05.2024.

Mënyra se si është zhvilluar procedura e prokurimit të çon në idenë se fondi për të përmirësuar shërbimin e furnizimit me ujë do të firojë rrugës për shkak të korrupsionit.

Edhe punimet do të shtyhen më gjatë se sa është parashikuar.

Një problem tjetër është se do të shkatërrohen rrugët e sapo asfaltuara nga bashkia. Nga dokumentet që shoqërojnë tenderin tregohet se do të hapen pjesë të rrugëve ku do kalojnë tubat, do bëhet shtrirja e tyre sipas planit dhe më pas do të mbulohen sërish. Sigurisht që duhet që rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme, por zakonisht kjo pjesë zvarritet. Puna parashikohet të marrë 12 muaj kohë dhe fituesi do të fusë në xhep 5 miliardë lekë. Afati duket i ekzagjeruar, pasi vetëm ndërtimi i kantierit parashikohet të zgjasë 3 muaj.

Suli e ka dëshmuar në çdo tender nuk i intereson shumë puna që do të kryhet, por paratë të xhirohen da më shpejt tek biznesmenët që favorizon.

Tenderi pa garë

Më 3 korrik 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave dhe deri në atë kohë kanë dorëzuar aplikimin e  tyre 7 kompani.  Për prokurime të tilla me rëndësi dhe më fond të lartë, është mirë që të ketë sa më shumë konkurrent.

Pasi gjithsesi në tenderat e Sulit në fazën finale shkon vetëm një kompani. Edhe në këtë rast 6 oferta janë skualifikuar që në fazën e parë, madje edhe ato më ekonomiket.

Sipas të dhënave të grumbulluara rezulton se ALBA KONSTRUKSION shpk me vlerë 4.2 milionë euro dhe LIS KONSTRUKSION shpk & VIANTE Konstruksion shpk me vlerë 4.3 milionë euro kishin ofertat më të lira, por të dyja u skualifikuan me argumentin se kanë mungesë të dokumentacioneve qe i kanë dorëzuar online, por jo fizikisht.

Ky është një argument pa bazë të fortë që ka përdorur drejtori Martini, pasi duhej t’i kishte njoftuar kompanitë për këto mangësi, në vend që t’i eliminonte nga gara. Në fund, në tryezë mbeti vetëm oferta e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve “EVEREST” shpk – “2 T” shpk. Dy kompanitë jo vetëm u lanë pa konkurrent përballë, por e kishin ofertën sa 99% e fondit limit, 4.9 milionë euro!

Për Sulin nuk ka problem shifra 800 milionë lekë më shtrenjtë! Kështu pa garë fare u firmos kontrata me dy kompanitë “Everest”- “2 T” shpk.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e kuq’ për zhvillim prokurimi pa garë të rregullt dhe për cenim të konkurrencës së lirë. Flamuri është shenja e riskut të korrupsionit.

 

Përfituesit

Sikur thamë që prej fillimit, fituesit e këtij tenderi ishin përcaktuar, prandaj Suli zhvilloi një tender fiktiv. Një pjesë e kompanive, e dinin fituesin dhe nuk kishin paraqitur sigurim të ofertës. Pazari ka qenë mbyllur me Sokol Çupin, pronar i firmës “EVEREST” SHPK dhe Artan Sakon, pronari i firmës 2 T shpk. “EVEREST” shpk është majmur me fondet e marra më parë nga Veliaj dhe Suli. Ndaj kompanisë kishte raportime në vitin 2022 se nuk raportonte fitimet dhe regjistronte punonjës me paga poshtë minimales.

Rezultonte se kishte inxhinierë, topografë dhe arkitektë që i paguante me 30 deri 40 mijë lekë në muaj, 4-5 herë më pak se sa paga reale e tregut.

Jo vetëm kaq, por në kompaninë ‘Everest’ figurojnë punëtorë edhe me 21 mijë lekë në muaj ose 210 mijë lekë të vjetra, madje kishte punëtorë krahu që paguheshin me 10 mijë lekë në muaj ose rreth 100 dollarë. Megjithatë, kompania vazhdon të marrë tenderë.

Ndërkohë, Artan Sako pjesë e skandalit të koncesionit të Sterilizimit. Ai është bashkëpronar me 50% të aksioneve në kompaninë e ndërtimit 2T, pjesë e dosjes së sterilizimit, pasi është nënkontraktuar nga kompania koncensionare SaniService pa miratimin e autoritetit kontraktor, Ministria e Shëndetësisë. Ky veprim ngarkon me përgjegjësi edhe Ogerta Manastirliun, e cila duhet të monitoronte zbatimin e kontratës.

Edhe pse e themeluar në vitin 2000, kompania nisi të shfaqej si fituese e tenderave të mëdhenj publikë në vitin 2013, pas ndryshimit të pushtetit.

Nëse deri në vitin 2012 kompania pothuajse ishte e panjohur në dokumentet e prokurimeve publike, pas vitit 2013 nisi të shfaqej në shumicën e tendera të mëdhenj si garuese dhe fituese, duke arritur kulmin në vitin 2019, me një xhiro vjetore mbi 25 milionë dollarë.

Bashkëpronari i kompanisë së ndërtimit 2 T, Artan Sako, është vëllai i ish- komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e ish-komandantit të Gardës, kamufluar nën emrin e të vëllait, ka marrë rreth 100 tendera me vlerë mbi 150 milionë euro, kryesisht me flamuj të kuq korrupsioni, me oferta gati sa fondi limit, me garë formale dhe pa garë fare, me një pjesë të dokumentacionit false dhe gjithnjë duke manipuluar me volumin e punimeve.

Tenderat e paracaktuar i ka marrë për pastrim të plehrave, ndërtim rrugësh, mirëmbajtje rrugësh, ujësjellësa, kanalizime, rehabilitim digash, sheshe ndërtimi, rivitalizim parqesh etj.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimopen data albaniaRakip Sulitedner pa garetenderujesjelles

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Kuvendi miraton shtyrjen e afatit të punës  për komisionin hetimor të Shëndetësisë

Seanca në parlament për votimin e ministrave të rinj, PD: Ende nuk kemi asnjë njoftim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com